LAJMI I FUNDIT:

Projektet bujqësore të Junikut, do gjejnë mbështetjen e MBPZHR-së

Projektet bujqësore të Junikut, do gjejnë mbështetjen e MBPZHR-së

Projektet bujqësore të fermerëve të Komunës së Junikut do ta kenë mbështetjen e Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural.

Reklama

Kështu është shprehur ministrja e MBPZHR-së, Dijana Ziviq, gjatë takimit që pati sot me kryetarin e Komunës së Junikut, Agron Kuçi, me të cilin kanë biseduar për zhvillimet në sektorin e bujqësisë, si dhe për programet zhvillimore të ministrisë.

Në këtë drejtim, ministrja e njoftoi kryetarin më hollësisht për Programin për Bujqësi dhe Zhvillim Rural për vitin 2019 dhe për skemat e mbështetjes, përmes të cilave ajo tha se kanë zgjeruar mbështetjen për shumë sektor të bujqësisë.

Ministrja Ziviq, theksoi se në programet e këtij viti do të gjejnë mbështetje edhe fermerët e Komunës së Junikut dhe me këtë rast ajo ka rikonfirmuar gatishmërinë e saj për të thelluar bashkëpunimin me këtë komunë, me qëllim të zhvillimit të mëtejmë të sektorit të bujqësisë në këtë rajon.

Nga ana e tij, kryetari i Junikut, Agron Kuçi, e njoftoi ministren edhe për sfidat dhe të arriturat në këtë sektor dhe me këtë rast shprehi përkushtimin e tij për të realizuar projekte zhvillimore në këtë sektor. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
INSTAT: Shqiptarët, pagat më të ulëta - punojnë me orë më të zgjatura se Evropa dhe rajoni

INSTAT: Shqiptarët, pagat më të ulëta - punojnë me orë më të zgjatura se Evropa dhe rajoni

Ekonomi
Revolucionar në turizëm dhe arkitetur- Hoteli Epidamn White Sensation, Golem

Revolucionar në turizëm dhe arkitetur- Hoteli Epidamn White Sensation, Golem

Epidamn
Evapify - kompania lider në teknologjinë e vapes dhe produkteve alternative të nikotinës

Evapify - kompania lider në teknologjinë e vapes dhe produkteve alternative të nikotinës

Crystal Evapify
Telegrafi Jobs - mundësi të shumta pune në Kosovë - APLIKO TANI!

Telegrafi Jobs - mundësi të shumta pune në Kosovë - APLIKO TANI!

Telegrafi Jobs
Prishtina Real Estate Expo 2023 - Panairi i parë ndërkombëtar për pasuri të paluajtshme

Prishtina Real Estate Expo 2023 - Panairi i parë ndërkombëtar për pasuri të paluajtshme

Prishtina Real Estate EXPO
Ndalohet puna të dielave në Vushtrri, disa biznese ankohen për vendimin e komunës

Ndalohet puna të dielave në Vushtrri, disa biznese ankohen për vendimin e komunës

Ekonomi
Kalo në kategori