LAJMI I FUNDIT:

Projekt për përmirësimin e qeverisjes lokale në Maqedoni

Projekt për përmirësimin e qeverisjes lokale në Maqedoni

Në Shkup do të promovohet sot projekti i përmirësimit të qeverisjes në nivel lokal, që zbatohet nga Ministria e Vetëqeverisjes Lokale, në bashkëpunim me UNDP.

Mjetet për realizimin e këtij projekti janë siguruar nga Bashkimi Evropian, përcjell Telegrafi Maqedoni.


Në këtë aktivitet që do të mbahet në EU Infoqendër, do të marrin pjesë Ministri Suhejl Fazliu, ambasadori i BE-së, Samuel Zhbogar, përfaqësuesja e UNDP-së, Luisa Winton, si edhe ministri i Financave Dragan Tevdovski./Telegrafi/