LAJMI I FUNDIT:

Projekt për fëmijë: Mësoni në shqip pjesët e trupit dhe jo vetëm… (pjesa e parë)

Projekt për fëmijë: Mësoni në shqip pjesët e trupit dhe jo vetëm… (pjesa e parë)

Vitet e fundit, është bërë gati e zakonshme që fëmijët shqiptar të flasin anglisht e shqip mos të kuptojnë e as shprehen

E gjitha kjo si shkak i përdorimit të paisjeve teknologjike dhe të pasurit kontakt me video të ndryshme ilustrative dhe mjaft tërheqëse që përfshihnë tematika të ndryshme, por fatkeqësisht të gjitha në gjuhën angleze.


Koha është që fëmijët tanë të mësojnë në shqip pjesët e trupit dhe jo vetëm…

Një super projekt i iniciuar nga logopedet Albulenë Shaqiri dhe Arjeta Shala nga Ordinanca Logopedike “Ora e fjalës” në bashkëpunim me Klinika “Empatia“, do të sjell për fëmijët shqiptar video që avancojnë njohjen dhe pasurojnë gjuhën dhe të folurit te fëmijët.

Në vazhdimësi do të postohen video të tilla ilustrative me çdo koncept të nevojshëm që duhet të zotërohet në fazën e fëmijërisë së hershme.

Dhe, ky është vetëm fillimi, videon e parë e gjeni të bashkangjitur në linkun më poshtë.

/Telegrafi/