LAJMI I FUNDIT:

Profesori serb i shkencave politike: Beogradi dhe Prishtina do të nënshkruajnë së shpejti marrëveshjen

Profesori serb i shkencave politike: Beogradi dhe Prishtina do të nënshkruajnë së shpejti marrëveshjen

Profesori i Shkencave Politike në Beograd, Dragan Gjukanoviq thotë se marrëdhëniet ndërmjet Serbisë dhe Gjermanisë nuk do të ndryshojnë pavarësisht kundërshtimeve të pikëpamjeve mbi Kosovën.

Ai theksoi se së shpejti pritet nënshkrimi i një marrëveshje gjithëpërfshirëse për normalizimin e marrëdhënieve mes Beogradit dhe Prishtinës.

“Unë mendoj se marrëdhëniet Serbi-Gjermani ishin shumë të mira dhe nuk ka asnjë mundësi që ato të ndryshojnë tash”, tha Gjukanoviq për agjencinë e lajmeve serbe Beta.

Ai gjithashtu tha se nuk është reale të pritet të ketë një “bisedë serioze” në lidhje me idenë e korrigjimit të kufirit në raundet e ardhshme të dialogut të Brukselit, por shtoi se kjo varet nga qëndrimi i Uashingtonit, transmeton kp.

“Mendoj se Serbia në një mënyrë të caktuar duhet të kërkojë maksimumin për komunitetin serb dhe se gjatë dialogut duhet të fokusohet në mbrojtjen e serbëve të Kosovës, pronën e tyre, pasuritë e Serbisë”, tha ai.

Gjukanoviq pret që Beogradi dhe Prishtina së shpejti të nënshkruajnë një marrëveshje gjithëpërfshirëse për normalizimin e marrëdhënieve, pavarësisht tensioneve të krijuara rreth idesë së ndryshimit të kufijve me Kosovën.

Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq tha sot, se pas propozimit të tij për korrigjim të kufijve me Kosovën, e cila hasi në kundërshtim nga publiku, si dhe të kancelares gjermane Angela Merkel, arritja e një marrëveshjeje përfundimtare do të marrë edhe një kohë të gjatë dhe se nuk do të jetë e gatshme edhe për dy – tre muaj.

Në trend Lajme

Më shumë
PDK voton kryesinë e re të partisë - pësojnë ndryshime në pozita disa prej figurave të njohura të kësaj partie

PDK voton kryesinë e re të partisë - pësojnë ndryshime në pozita disa prej figurave të njohura të kësaj partie

Lajme
Katër votat kundër Kosovës në Këshillin e Evropës dhe një abstenim, gjithçka që duhet të dini

Katër votat kundër Kosovës në Këshillin e Evropës dhe një abstenim, gjithçka që duhet të dini

Muhamet Hajrullahu
Pakënaqësi me Ligjin e pagave, Jasharaj paralajmëron protestë më 1 maj - nuk e përjashton mundësinë e grevës

Pakënaqësi me Ligjin e pagave, Jasharaj paralajmëron protestë më 1 maj - nuk e përjashton mundësinë e grevës

Elfije Boletini
Bedri Hamza i emëruari i PDK-së për kryeministër – kush mund të jenë kandidatët tjerë të partive politike?

Bedri Hamza i emëruari i PDK-së për kryeministër – kush mund të jenë kandidatët tjerë të partive politike?

Jehona Hulaj
Pamje nga të shtënat ku nisi konflikti në Prishtinë, ku humbën jetën dy persona

Pamje nga të shtënat ku nisi konflikti në Prishtinë, ku humbën jetën dy persona

Kronika e Zezë
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Kalo në kategori