LAJMI I FUNDIT:

Profesori rikthehet për intervistë në BBC, shikuesit në pritje të hapjes së derës (Video)

Profesori rikthehet për intervistë në BBC, shikuesit në pritje të hapjes së derës (Video)

Babai që e la derën e zyrës hapur, derisa po raportonte për një emision në BBC, është kthyer sërish.

Robert Kelly është popullarizuar gjatë vitit të kaluar, kur në zyrë i hynë fëmijët, teksa po fliste mbi gjendjen politike në Korenë e Jugut, transmeton Telegrafi.


Mënyra se si reagoi dhe intervenimi i bashkëshortes për t’i marrë prapa të vegjlit, ka bërë xhiro në internet dhe u pëlqye në masë të madhe.

Momenti kur vajza tij e kishte hapur derën

Kësaj radhe, profesori Kelly është intervistuar për mbarëvajtjen e Lojërave Olimpike Dimërore, por shikuesit shikonin se kur hapet dera dhe fëmijët të brenda.

“A është duke e shikuar dikush profesorin, atë të gjithë po presim hapjen e derës”, ka qenë një prej pyetjeve, që është pëlqyer më së shumti.

Më poshtë mund të shihni momentin, që është shpërndarë me shpejtësi gjatë vitit të kaluar. /Telegrafi/