LAJMI I FUNDIT:

Profesori Qerimi: Falja e gjakut, nuk prodhon asnjë efekt juridik

Profesori Qerimi: Falja e gjakut, nuk prodhon asnjë efekt juridik

Dekan i juridikut në Universitetin “Isa Boletini”, Islam Qerimi, ka folur për faljen e gjaqeve që është duke ndodhur akoma në vend.

Kjo referuar rastit të sotëm ku familja Habibaj ia ka falur gjakun familjes Kllokoqi-Berisha, në varrimin e familjarit që vdiq të hënën si pasojë e një aksidenti.


Në KlanKosova, ai ka theksuar se veprimet si falja e gjaqeve janë një gjë pozitive, por se nuk kanë ndonjë ndikim në sistemin e drejtësisë të vendit.

Familjarët e 26 vjeçarit që vdiq nga aksidenti në Prishtinë i falin gjakun familjes së shoferes
Lexo po ashtu Familjarët e 26 vjeçarit që vdiq nga aksidenti në Prishtinë i falin gjakun familjes së shoferes

“Ne kur flasim për kanunin për këto relikte flasim më tepër për rregulla të vjetra zakonisht të mesjetës kur në atë periudhë nuk ekzistonin ligje. Sot të gjitha veprat penale që kryhen duhet të ndiqen sipas legjislacionit në fuqi, pajtimi që është arritur dje në mes këtyre dy familjeve dhe familjeve tjera është dëshmi me të vërtetë e një humanizmi të të prekurve që kanë për qëllim vetëm zbutjen e pasojave të shkaktuara në rastin e humbjes së më të dashurve të tyre”.

“Por për të theksuar se në aspektin juridik nuk prodhon asnjë efekt juridik, pra për sistemin juridik në Kosovë nuk ka ndodhë peshë relevante, të gjitha personat që dëshirojnë ti ndihmojnë organet e drejtësisë sa më mirë, duhet të ofrojnë të dhëna e dëshmi e prova të tjera që të ndihmojnë prokurorinë dhe gjykatën që të marrin një vendim të drejtë”, ka thënë Qerimi.

Në trend Lajme

Më shumë
Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull

Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull

Lajme
Pahor: Kandidatura ime do të paraqitet në Bruksel, do të jem ndërmjetës i ndershëm në dialogun Kosovë-Serbi

Pahor: Kandidatura ime do të paraqitet në Bruksel, do të jem ndërmjetës i ndershëm në dialogun Kosovë-Serbi

Lajme
Deputeti finlandez: Serbia nuk mund t'u imponohet shteteve për të kundërshtuar Kosovën në KiE

Deputeti finlandez: Serbia nuk mund t'u imponohet shteteve për të kundërshtuar Kosovën në KiE

Lajme
Policja që u raportua e zhdukur paraqitet në stacionin e Rahovecit

Policja që u raportua e zhdukur paraqitet në stacionin e Rahovecit

Kronika e Zezë
DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

Lajme
Deputeti gjerman, Abraham: Pranimi i Kosovës në Këshillin e Evropës është e vetmja rrugë përpara

Deputeti gjerman, Abraham: Pranimi i Kosovës në Këshillin e Evropës është e vetmja rrugë përpara

Lajme
Kalo në kategori