LAJMI I FUNDIT:

Profesori i një shkolle në Drenas, letër disa institucioneve – kërkon zgjidhje për nxënësit me kushte të rënda ekonomike

Profesori i një shkolle në Drenas, letër disa institucioneve – kërkon zgjidhje për nxënësit me kushte të rënda ekonomike

Profesori Hajredin Tytyri, u është drejtuar institucioneve arsimore e shëndetësore me një letër, i shqetësuar për nxënësit me vështirësi ekonomike të cilët nuk kanë transport të rregullt për të udhëtuar për në shkollë, në bazë të orarit mësimor në kushte të pandemisë.

Po ashtu, mësimdhënësi i Shkollës së Mesme Profesionale ’’Fehmi Lladrovci’’ në Drenas është shprehur i shqetësuar për mundësinë e infektimit të nxënësve jashtë objektit shkollor.


Tytyri në letrën e drejtuar institucioneve ka rrëfyer përvojën e tij me disa nxënës, të cilët i kishte takuar në oborrin e shkollës pas orarit të mësimit, pasi ata për shkak të vështirësive ekonomike, duhej të prisnin disa orë autobusin për të shkuar në shtëpi.

Ai ka pyetur institucionet nëse e kanë menduar problemin e transportit të nxënësve dhe mundësinë se ata mund të infektohen në autobus apo hapësira para shkollave.

“A keni menduar se çka do të bëjnë nxënësit në oborr të shkollës nëse i takojnë grupit të dytë nga ora 7.50 deri në ora 10.30, e nëse i takojnë grupit të parë çka do të bëjnë në oborr të shkollës ose rrugëve të qyteteve nga ora 10.30 deri në orën 13.00? A keni menduar se si do ta organizoni transportin? A keni menduar se mundësia e infektimit në autobus dhe hapësira para shkollave është më e madhe se brenda klasës?”, ka shkruar ndër tjerash Tytyri.

Letra e plotë:

Letër drejtuar

Ramë Likajt, ministër i Arsimit dhe Shkencës,

Armend Zemajt, ministër i Shëndetësisë,

Naser Ramadanit, drejtor i IKSHPK-së,

Rrahman Jasharajt, kryetar i SBASHK-ut,

Këshillit të Prindërve të Kosovës,

Kryetarëve të komunave dhe drejtorëve të Drejtorive Komunale të Arsimit      

Të nderuar,

Dje si shumë mësimdhënës anekënd Republikës së Kosovës, fillova vitin e ri shkollor në rrethana të reja të shkaktuara nga pandemia COVID-19, sipas udhëzimeve të përgjithshme, duke zbatuar skenarin A për shkolla profesionale.

Mësimi me grupin e parë filloi në ora 8.00 dhe në ora 10.30 në oborrin e shkollës takova në një ulëse, të ulur tre nxënës me të cilët kisha mbajtur mësim.

Nga pamja fizike vërehej se nuk kishin ndonjë zhvillim të mirë fizik dhe veshja e tyre më bënte të kuptoj se kishin pasur një jetë të vështirë në aspektin ekonomik.

Çuditërisht asnjëri nga ta nuk mbante telefon në dorë (e pazakonshme në këtë kohë).

Ju afrohem ngadalë dhe i pyes: “Çfarë po bëni këtu?”, njëri m’u përgjigj: “Qe, prof, po rrimë”, “Pse nuk po shkoni në shtëpi” ishte pyetja e radhës, tjetri më thotë: “Në ora 13.00 e kemi autobusin”. Vazhdoj me pyetjen: “Pse nuk i thirrni në telefon prindërit të vijnë t’ju marrin”, i pari m’u përgjigj: “Nuk kemi telefon” , ndërsa i dyti: “Nuk kemi veturë në shtëpi” , e i treti: “Nuk kam babë”.

Ngriva për momentin, gabova pse i pyeta, thashë me vete, por vazhdova me të parin: “Ku të punon baba?” , më tha: “Në sigurim”. Ju drejtova të dytit: “Po ty, ku të punon?”,  më tha: “Askund, prof., i ruajmë do lopë e kështu”. Te tretin e dija se ishte jetim, por e pyeta: “Po për ty kush kujdeset?”, më tha: “Edhe ne i ruajmë do lopë, o prof., po edhe një vëlla punon në ndërtimtari”.

Ishte një ditë e keqe dhe një mësim i mirë që mos të pyes më nxënësit e ulur në oborr të shkollës.

Në bazë të kësaj ngjarjeje, po ju drejtohem juve, të nderuar, me disa pyetje:

A keni menduar se çka do të bëjnë nxënësit në oborr të shkollës nëse i takojnë grupit të dytë nga ora 7.50 deri në ora 10.30, e nëse i takojnë grupit të parë çka do të bëjnë në oborr të shkollës ose rrugëve të qyteteve nga ora 10.30 deri në orën 13.00? A keni menduar se si do ta organizoni transportin? A keni menduar se mundësia e infektimit në autobus dhe hapësira para shkollave është më e madhe se brenda klasës?

Të nderuar,

Ju lutem mendoni ndonjë zgjidhje për transport se aty është infektimi më i lartë dhe mos lejoni që nxënësit e familjeve me gjendje të vështirë ekonomike të sillen rrugëve të qyteteve pa asnjë cent në xhep, pa asnjë mundësi të pinë pak ujë, pa asnjë mundësi të hanë diçka, pa asnjë mundësi komunikimi me familjen, të sillen rrugëve të qyteteve, vetëm se duhet të presin autobusin.

Prof. Hajredin Tytyri

Mësimdhënës në SHMP ’’Fehmi Lladrovci’’, Drenas. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
U gjuajtën me armë derisa ishin në veturë, detaje nga rasti që ndodhi në Prishtinë

U gjuajtën me armë derisa ishin në veturë, detaje nga rasti që ndodhi në Prishtinë

Kronika e Zezë
Policia serbe e dërgon në paraburgim mërgimtarin nga Gjakova që e arrestoi në kufi

Policia serbe e dërgon në paraburgim mërgimtarin nga Gjakova që e arrestoi në kufi

Siguri
Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë

Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë

Lajme
Arrestimi i zv.drejtorit të Policisë së Kosovës, analistët në Beograd:

Arrestimi i zv.drejtorit të Policisë së Kosovës, analistët në Beograd: "Shfaqja e muskujve" nga Vuçiqi

Lajme
Maqedonci ngre alarmin: Tensionet vazhdojnë, Serbia nesër do të testojë dronë kamikazë në kufi me Kosovën

Maqedonci ngre alarmin: Tensionet vazhdojnë, Serbia nesër do të testojë dronë kamikazë në kufi me Kosovën

Siguri
Kosova bëhet me 445 policë të rinj - deklarata e presidentes, kryeministrit dhe pamje nga ceremonia

Kosova bëhet me 445 policë të rinj - deklarata e presidentes, kryeministrit dhe pamje nga ceremonia

Siguri
Kalo në kategori