LAJMI I FUNDIT:

Profesori nga Westminster University për Specialen: Po harrohet kush ishte viktima, e kush agresori në luftën e fundit në Kosovë

Profesori nga Westminster University për Specialen: Po harrohet kush ishte viktima, e kush agresori në luftën e fundit në Kosovë

Kritik në punën e Gjykatës Speciale është treguar profesori nga Westminster University Aidan Hehir.

Në një intervistë për RTV Dukagjinin, Hehir ka thënë se po harrohet se kush ishte viktima e kush agresori në luftën e fundit në Kosovë.


Derisa Gjykata Speciale po intensifikon punën e saj dhe së shpejti pritet të fillojnë gjykimet e para, kritikat ndaj saj nuk po pushojnë.

Profesori nga Westminster University Aidan Hehir thotë se Specialja është një gjykatë e imponuar nga ndërkombëtare dhe nuk po përshtatet me parimet e drejtësisë.

“Gjykata Speciale nuk përshtatet me parimet e drejtësisë tranzicionale. Askush nuk mund ta mohoj se gjëra të rënda në Kosovë kanë ndodhur pas ndërhyrjes së NATO-s dhe ardhjes së UNMIK-ut. Për mua kjo gjykatë është shumë problematike. Mund të them se ndërkombëtaret ushtruan diktat mbi Kosovën për të formuar Specialen”, deklaroi Hehir përcjell Telegrafi.

Njohësi i çështjeve të drejtësisë akuzon perëndimin se po ledhaton Serbinë, pasi sipas tij në luftën e fundit në Kosovë agresori ishte Serbia.

“Krimet serbe nuk janë adresuar si duhet. A e dimë se ku janë trupat e personave të pagjetur. Përgjigja është jo. Përgjegjësia kryesore për krimet e bëra, shkatërrimet dhe depërtimet i takon Serbisë. Pse Serbia nuk i është nënshtruar një presioni të tillë. Në një far forme Serbia ka qenë e ledhatuara e perëndimit. Shumë njerëz që i kam takuar në Serbi e pranojnë që në Kosovë kanë ndodhur gjëra të tmerrshme dhe se është ushtruar dhunë e madhe ndaj pakicave”, deklaroi tutje Hehir.

Hulumtuesi thotë se edhe ndryshimet e mëdha gjeopolitike që po ndodhin në botë, kanë pasur ndikimin e tyre në situatën politike në Kosovë./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Knaus: Disa shtete, përfshirë Francën e Gjermaninë po përgatiten ta bllokojnë votimin në maj

Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Knaus: Disa shtete, përfshirë Francën e Gjermaninë po përgatiten ta bllokojnë votimin në maj

Lajme
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Lajme
Boshnjaku nga Novi Pazari gjendet i vdekur në një hotel në Prizren

Boshnjaku nga Novi Pazari gjendet i vdekur në një hotel në Prizren

Kronika e Zezë
Në Gjakovë zbulohet monumenti i Skënderbeut

Në Gjakovë zbulohet monumenti i Skënderbeut

Lajme
Rusët i futen tregut të pronave në Shqipëri, zyra biznesi në zonat bregdetare

Rusët i futen tregut të pronave në Shqipëri, zyra biznesi në zonat bregdetare

Lajme
Voziti me fëmijë në prehër - policia e dënon me 400 euro gjobë, 5 pikë negative dhe i merret patent shoferi për 6 muaj

Voziti me fëmijë në prehër - policia e dënon me 400 euro gjobë, 5 pikë negative dhe i merret patent shoferi për 6 muaj

Lajme
Kalo në kategori