LAJMI I FUNDIT:

Profesionalizëm, siguri dhe cilësi – pamje nga depot e Begmart.com, aty ku përgatiten porositë që bëhen online

Profesionalizëm, siguri dhe cilësi – pamje nga depot e Begmart.com, aty ku përgatiten porositë që bëhen online

Begmart.com është platforma më e përsosur online e blerjes së produkteve të ndryshme ushqimore në Kosovë.

Kjo platformë e themeluar pak muaj më parë arriti që të shndërrohet në një sensacion në mesin e ekonomive familjare në Prishtinë dhe Fushë Kosovë (shumë shpejt në gjithë Kosovën), ku tashmë shumë familje kanë përqafuar mënyrën e re të “shopingut” të gjërave esenciale – pa shkuar në market, me një klikim në internet!

Me rreth 100 brende e mbi 1 mijë produkte, shumica të ndjeshme – dikush do të imagjinonte se është vështirë e menaxhueshme një platformë e tillë, por kjo nuk vlen për Begmart.com që ka mposhtur të gjitha dilemat dhe po tregon se edhe në Kosovë punohet si në botën perëndimore – me standardet më të larta botërore.

Temperaturë +/- në depo

Infrastruktura e depove të Begmart.com është e nivelit më të lartë dhe sipas standardeve botërore duke ofruar kushtet më të mira në vend për mbajtjen e produkteve të freskëta – shumë prej të cilave pa problem porositen nga familje të shumta në Begmart.com dhe ju arrijnë në shtëpi të freskëta. Krejt kjo falë infrastrukturës dhe kujdesit të veçantë për produktet.

Higjienë dhe kujdes maksimal

Higjiena është kryefjalë në Begmart.com – krahas infrastrukturës së jashtëzakonshme, produktet ruhen me kujdes të veçantë dhe në kushte higjiene të hatashme.

Staf i dedikuar

Begmart.com ka një staf të dedikuar që kujdeset që produktet të jenë të freskëta dhe që të mos ketë mungesa në stok kur dihet ndjeshmëria e punës me produktet ushqimore, një nivel i komplikuar, por shumë me seriozitet i realizuar nga Begmart.com.

Procesim serioz i porosisë tuaj

Në momentin që bëni porosinë duke klikuar në Begmart.com, do të kuptoni se shopingu i produkteve në këtë platformë është një burim lumturie.

Në momentin që caktohet porosia, menjëherë stafi i Begmart.com e proceson atë në formë profesionale dhe e bën gati për t’u dërguar në destinacionin që ju e keni caktuar.

Dërgesë e sigurtë me automjete frigoriferike

Serioziteti dhe profesionalizmi ende s’kanë përfunduar. Përkundrazi, gjithçka fillon me dërgesën e porosisë ku Begmart.com është platforma absolutisht e vetme në vend që dërgon produktet në automjete të specializuara frigoriferike duke u përkujdesur që produktet të vijnë në shtëpitë tuaja me freskinë maksimale.

Porosit TANI… 

Pa pritur në radhë në market, pa humbur kohë në market, pa rrezikuar veten nga COVID-19 në market – siç jeni duke qëndruar në shtëpi apo në zyre, bëni qysh TANI porosinë në  Begmart.com dhe do të përjetoni kryefjalën e seriozitetit dhe profesionalizmit në Kosovë.

Artikull i sponzorizuar