LAJMI I FUNDIT:

Produktet “Made in Kosova” synojnë tregun amerikan

Produktet “Made in Kosova” synojnë tregun amerikan

Zëvendësministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Mevludin Krasniqi po merr pjesë në panairin “Fancy Food Show” i cili po mbahet në New York në të cilin krahas më shumë se 2,600 kompanive ndërkombëtare, produktet e tyre po i promovojnë edhe dy kompani nga Kosova, “Golden Eagle” dhe “Pi&Ki”.

“Përfaqësuesit e kompanive kosovare përmes kontakteve të drejtpërdrejta dhe takimeve me ndërmarrës nga SHBA-të dhe vendet e ndryshme të botës, po synojnë depërtimin e produkteve të tyre në tregjet ndërkombëtare, me theks të veçantë rritjen e eksportit në vende tjera me qëllim që të ndikojnë në zhvillimin ekonomik të vendit tonë.

Me këtë rast, zëvendësministri Krasniqi i siguroi ndërmarrësit e këtyre kompanive që MBPZHR-ja përmes granteve investive dhe subvencioneve do të vazhdoj mbështetjen e prodhuesve të vendit tonë, që produktet tona të shpërndahen në sa më shumë tregje të huaja”, thuhet në njoftim.

Të gjithë bashkatdhetarët që jetojnë në SHBA, konkretisht në zonën e New Yorkut, panairi “Fancy Food Show” në të cilin gjendet i vendosur edhe shtandi i Kosovës po mbahet në adresën Level 1, nr. 3525, Javits Center New York City, NY./Telegrafi/