LAJMI I FUNDIT:

Producentët e filmit “Deadpool 2” gjobiten me gati 300 mijë dollarë për aktoren që iu vdiq gjatë xhirimeve

Producentët e filmit “Deadpool 2” gjobiten me gati 300 mijë dollarë për aktoren që iu vdiq gjatë xhirimeve

Producentët e filmit “Deadpool 2” u janë nënshtruar dënimit me 289.562 dollarë për mos sigurimin e një vendi pune të sigurt për aktoren Joi Harris, e cila vdiq në një përplasje me motor në filmin që po xhirohej në Vancouver në gusht të vitit 2017.

Gjoba u vendos për TCF Vancouver Productions LTD nga WorkSafeBC, ekuivalenti amerikan i OSHA. Harris, e cila po kryente marifetet e tij të aktrimit gjatë xhirimeve, u vra kur u nxor nga motori dhe u rrëzua nëpër dritaren e qelqit të një ndërtese aty pranë.

Xhirimet u ndaluan menjëherë pas ngjarjes.


“Qëllimi kryesor i një ndëshkimi administrativ është të motivojë punëdhënësin që të marrë ndëshkimin – dhe punëdhënësit e tjerë – të respektojnë kërkesat e shëndetit dhe sigurisë në punë dhe të mbajnë vendet e tyre të sigurta”, tha agjensia sot.

Një hetim nga WorkSafeBC identifikoi pesë shkelje të Ligjit të Kompensimit të Punëtorëve dhe Rregulloren e Shëndetit dhe Sigurisë në Punë, duke përfshirë:

• Dështimi për të siguruar shëndetin dhe sigurinë e të gjithë punëtorëve duke mos identifikuar rreziqet dhe vlerësuar dhe kontrolluar rreziqet e veprimtarisë së punës dhe duke mos siguruar një mbikëqyrje të përshtatshme.
• Dështimi për të siguruar që interpretuesja e rolit të jetë në përputhje me Rregulloren duke vënë pajisjet mbrojtëse gjatë xhirimit të skenës me motor.
• Dështimi për të siguruar shëndetin dhe sigurinë e interpretueses duke mos siguruar një mbikëqyrje të duhur në lidhje me këtë aktivitet pune.
• Dështimi për t’i ofruar aktores interpretuese një orientim të ri të punëtorëve.
• Udhëzimi i aktores që të mos vërë kaskë motorike gjatë xhirimeve me motor.

Para se të bashkohej me ekipin e filmit “Deadpool 2”, Harris ishte gruaja e parë afrikano-amerikane e licencuar të konkurronte në mënyrë aktive në garat e Shoqatës Amerikane të Motorciklistëve. Ajo ishte 32 vjeçe kur vdiq. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Elon Musk fotografohet në Saint Tropez me të dashurën e re, 27 vjeçaren Natasha Bassett

Elon Musk fotografohet në Saint Tropez me të dashurën e re, 27 vjeçaren Natasha Bassett

Aludohet në rrjet se Gjesti dhe Egli kanë kryer marrëdhënie?

Aludohet në rrjet se Gjesti dhe Egli kanë kryer marrëdhënie?

Magazina
Egli me shaka pranon që Gjesti të ketë edhe gra të tjera: Mjafton mua mos të më mungojë gjë, ndërhyn Gerta: Gruaja e shtatë

Egli me shaka pranon që Gjesti të ketë edhe gra të tjera: Mjafton mua mos të më mungojë gjë, ndërhyn Gerta: Gruaja e shtatë

Magazina
Gjesti flet për ish-të dashurën: Femër më të fortë s’kam parë, më ka duruar shumë

Gjesti flet për ish-të dashurën: Femër më të fortë s’kam parë, më ka duruar shumë

Magazina
Kate Middleton shtatzënë për herë të katërt?

Kate Middleton shtatzënë për herë të katërt?

Selena Gomez shkëlqen në Festivalin e Filmit në Santa Barbara, duke ekspozuar unazën e saj të fejesës

Selena Gomez shkëlqen në Festivalin e Filmit në Santa Barbara, duke ekspozuar unazën e saj të fejesës

Magazina
Kalo në kategori