Vlera e eksporteve të mallrave kosovare vazhdon të mbetet e vogël pavarësisht se Kosova është përfituese e Sistemit të Përgjithësuar të Preferencave të Shteteve të Bashkuara (GSP) i cili mundëson trajtim pa doganë për më shumë se 3,500 produkte të ndryshme. Kjo u tha gjatë një punëtorie të organizuar nga Oda Ekonomike Amerikane (OEAK) në bashkëpunim me Ambasadën e Shteteve të Bashkuara në Kosovë, Ambasadën e Kosovës në SHBA dhe Zyrën e Përfaqësuesit Tregtar të SHBA-së (USTR), lidhur me përfitimet të cilat dalin nga statusi preferencial tregtar që Kosova gëzon me SHBA-të në kuadër të sistemit GSP.
Arian Zeka, drejtor ekzekutiv i OEAK, tha se sistemi preferencial tregtar GSP ofron trajtim pa doganë për një numër të madh produktesh për vendet në zhvillim, përfshirë Kosovën. Zeka shtoi se eksportet e kufizuara në SHBA sugjerojnë mungesë të informatave lidhur me mundësitë që dalin nga ky status, duke u zotuar se OEAK do të vazhdojë të jetë në dispozicion të tyre për ofrimin e informatave për bizneset e interesuara.
Abel Lomax, zyrtar ekonomik dhe komercial i Ambasadës së SHBA-së në Prishtinë, tha se Kosova gjatë viteve të fundit ka shënuar progres në fusha të ndryshme, përfshirë këtu rritjen e eksporteve në SHBA. Ai përmendi disa nga përfitimet që bizneset kanë nga Sistemi i përgjithësuar i preferencave të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, duke shtuar se shfrytëzimi i këtij sistemi i cili skadon në vitin 2020 në Kosovë është më se i nevojshëm për bizneset kosovare si dhe për zhvillimin ekonomik të vendit.
Zëvendësshefi i Misionit Diplomatik Kosovar në Uashington, Frymëzim Isufaj, tha se masat GSP kanë krijuar mundësi më të mëdha për kompanitë e Kosovës për të eksportuar në tregun amerikan dhe se Ambasada e Kosovës ka mirëpritur vendimin e presidentit Donald Trump dhe aprovimin e Kongresit amerikan për vazhdimin e këtyre masave preferenciale deri në fund të vitit 2020.
“Po ashtu, jemi të inkurajuar nga të gjeturat e hulumtimit të Odes Amerikane të cilat tregojnë se ka rritje të eksportit nga Kosova në drejtim të SHBA-së. Konsideroj se tani është koha që kompanitë tona të rrisin kapacitetet e tyre, të rrisin kualitetin e produkteve si dhe të shfrytëzojnë mundësitë që këto masa preferenciale ofrojnë,” tha Isufaj duke shtuar se Ambasada e Kosovës në Uashington, do të jetë në shërbim të bizneseve për t’i asistuar në gjetjen e mënyrave më të mira për të përfituar nga këto masa.
Erland Herfindahl, përfaqësuesi tregtar i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për GSP nga Zyra e Përfaqësuesit Tregtar të Shteteve të Bashkuara njoftoj të pranishmit mbi qëllimin e programit GSP, procesin e përfshirjes së shteteve përfituese në program, si dhe inkurajoi bizneset që të shfrytëzojnë mundësitë që programi ofron për të eksportuar në SHBA pa detyrime doganore. Ai ofroi edhe detaje lidhur me procedurat e importit të produkteve nga Kosova në SHBA.
Punëtoria ishte një mundësi e mirë për kompanitë prodhuese nga Kosova që të informohen lidhur me statusin preferencial tregtar, kategoritë e produkteve që eksportohen në SHBA, si dhe lidhur me procedurat e realizimit të këtyre përfitimeve. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëPasuria e guvernatorit të BQK-së, drejtorit ATK-së dhe drejtorit të Doganës
Nga 26 Qershori, PrishtinaTicket shton dhe një destinacion të ri!
Shijo detin e krejt stinëve në “Holiday In 2”
Edhe një ditë ka mbetur nga Panairi më i madh në Kosovë “Horeca”
Modë apo relaks?
GoBau – Kositëse bari
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
E jotja është mu koncentru, e karriges Gaming me t’rahatu
Karrige që ta relakson mendjen dhe trupin
Knaqja zemrën vetit: Bli fustanin me zbritje në Melodia Px
Autobusi bon me t’ik, a kjo bluzë me zbritje hiç kërqysh!
Sako nga MelodiaPx që t’shton vetëbesim!
Më të lexuarat
John Terry zbulon historinë e patreguar se si ai udhëhoqi kryengritjen te Chelsea ndaj një trajneri
"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani
Pasuria e guvernatorit të BQK-së, drejtorit ATK-së dhe drejtorit të Doganës
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion
Klopp e donte lojtarin që sot luan për Liverpoolin, por bordi kërkonte një tjetër - si nisi mosmarrëveshja mes tyre