LAJMI I FUNDIT:

Prodhuesit kërkojnë unifikim të tregut shqiptar

Prodhuesit kërkojnë unifikim të tregut shqiptar

Tri Klubet e Prodhuesve të Kosovës, Shqipërisë dhe Maqedonisë janë mbledhur sot në Tiranë për të treguar se nuk ka pengesa për unifikimin e tregut shqiptar.

Në një konferencë për media e mbajtur në Dhomën e Tregtisë dhe Industrisë zyrtarë të këtyre asociacioneve kanë deklaruar se nuk ka të qëllimshme asgjë për ta penguar unifikimin e tregut shqiptar, përkundrazi këta kërkojnë që të hiqen të gjitha barrierat kufitare nëpër kufij.


Nagip Fejzi kryetar i klubit të prodhuesve mbarë kombëtar dhe përfaqësues i prodhuesve nga Maqedonia ka thënë se sot po e sqarojnë një deklaratë që është bërë ditë më parë.

“Ne si prodhues vlerësojmë se deklaratat kinse pengohet nga prodhuesit për marrëveshjet ndërqeveritare, ne jemi për të bërë bashkëpunim jo për pengesa”, tha Fejzi.

Kryetari i Unioni prodhuesve nga Shqipëria Bardhyl Baltëza tha se kanë propozuar për të bërë unifikimin e ekonomisë shqiptare. Nuk ka në mes nesh që pengojnë frymën e bashkëpunimit. Jemi një komb, të ndihmojmë njëri tjetrin dhe koha po vjen të hapen kufijtë ekonomik”, ka thënë ai.

Astrit Shabani kryetar i Klubit të Prodhuesve ka thënë se ashtu sikur muzika dhe kultura edhe ekonomia të jetë një treg i lirë dhe i hapur.

“Kërkesat tona janë që të hiqen të gjitha pengesat apo barrierat për ekonominë e Kosovës. Të gjitha lajmet të jenë të bazuar dhe mos të keq informohen qytetarët”, tha Shabani.

Përfaqësues të prodhuesve nga Shqipëria pohuan se janë për një treg ballkanik, por me një kusht që të ketë unifikim të tregut ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Bëhu banor i kompleksit luksoz bregdetar “Holiday In 2” - Shëngjin

Bëhu banor i kompleksit luksoz bregdetar “Holiday In 2” - Shëngjin

Edil Project
Për herë të parë në Kosovë vjen

Për herë të parë në Kosovë vjen "Peja Outdoor Tourism Festival"

Peja Outdoor
Ndrroje kerrin e vogël me Dacia Duster të ri për rrugë të gjata - Auto Mita

Ndrroje kerrin e vogël me Dacia Duster të ri për rrugë të gjata - Auto Mita

Auto Mita
Regjistrimi i popullsisë, familja Jashari përfundon procesin nga stafi i ASK-së

Regjistrimi i popullsisë, familja Jashari përfundon procesin nga stafi i ASK-së

Ekonomi
​Përfundon periudha transitore: Nga sot, euro valuta e vetme për transaksione në Kosovë

​Përfundon periudha transitore: Nga sot, euro valuta e vetme për transaksione në Kosovë

Ekonomi
​Qytetarët reagojnë për shtrenjtimin e bukës deri në 60 centë, ja sa u rrit në dekadën e fundit

​Qytetarët reagojnë për shtrenjtimin e bukës deri në 60 centë, ja sa u rrit në dekadën e fundit

Ekonomi
Kalo në kategori