LAJMI I FUNDIT:

Prodhuesi i ‘Call of Duty’ Activision Blizzard pranon dënimin prej 35 milionë dollarëve

Prodhuesi i ‘Call of Duty’ Activision Blizzard pranon dënimin prej 35 milionë dollarëve

Activision Blizzard Inc ka rënë dakord të paguajë 32.3 milionë euro (35 milionë dollarë) për të shlyer akuzat e Komisionit të Letrave me Vlerë dhe Shkëmbime të SHBA-së (SEC) se nuk kishte sisteme për të trajtuar siç duhet ankesat e punëtorëve dhe për shkeljen e rregullave të mbrojtjes së sinjalizuesve, tha rregullatori të premten.

SEC tha se kompania e dinte që çështjet e mbajtjes së punonjësve ishin “një rrezik veçanërisht i rëndësishëm në biznesin e saj”, por nuk kishte masa adekuate për të menaxhuar ankesat për sjellje të pahijshme në vendin e punës nëpër njësitë e biznesit midis 2018 dhe 2021.


“Activision Blizzard dështoi në zbatimin e kontrolleve të nevojshme për të mbledhur dhe shqyrtuar ankesat e punonjësve për sjellje të pahijshme në vendin e punës, gjë që e la atë pa mjetet për të përcaktuar nëse ekzistonin çështje më të mëdha që duhej t’u zbuloheshin investitorëve”, tha Jason Burt, i cili drejton zyrën e SEC në Denver në një deklaratë për shtyp, raporton Reuters, transmeton Telegrafi.

Zhvilluesi dhe kompania botuese e lojërave video, e cila prodhon lojën e njohur “Call of Duty”, gjithashtu kërkoi nga punonjësit midis 2016 dhe 2021 që t’i tregonin kompanisë nëse SEC i kontaktonte ata për informacion – një shkelje e rregullave të mbrojtjes së sinjalizuesve, tha agjencia në deklaratë.

Përfaqësuesit për Activision Blizzard, të cilët nuk i pranuan apo mohuan akuzat e SEC, thanë në një deklaratë se ishin “të kënaqur që e kishin zgjidhur këtë çështje në mënyrë miqësore” dhe kishin “përmirësuar” raportimin e tyre në vendin e punës dhe përmbajtjen e kontratës.

Kompania bëri ndryshime midis majit 2020 dhe majit 2022, me të cilat ndryshime përmirësoi mënyrën e mbledhjes së ankesave dhe komunikimin me menaxherët e lartë, tha SEC në urdhrin e saj. /Telegrafi/

Në trend Teknologji

Më shumë
Senati amerikan miraton projektligjin që ndalon TikTokun në SHBA, Biden i gatshëm ta nënshkruaj sapo t’i arrijë në tavolinë

Senati amerikan miraton projektligjin që ndalon TikTokun në SHBA, Biden i gatshëm ta nënshkruaj sapo t’i arrijë në tavolinë

Teknologji
CEO i TikTok pret të mposht ndalimin në SHBA:

CEO i TikTok pret të mposht ndalimin në SHBA: "Ne nuk do të shkojmë askund"

Teknologji
Zhvillohet gara e parë midis një aeroplani luftarak me pilot njerëzor dhe një tjetri të kontrolluar nga Al

Zhvillohet gara e parë midis një aeroplani luftarak me pilot njerëzor dhe një tjetri të kontrolluar nga Al

Teknologji
BE kërcënon TikTok Lite me ndalim

BE kërcënon TikTok Lite me ndalim

Teknologji
Si robotët po marrin përsipër punën e magazinës

Si robotët po marrin përsipër punën e magazinës

Teknologji
Një startup izraelit zbulon robotin humanoid për “detyra në shtëpi dhe në punë” – përfshirë ato larëse dhe pastrimi

Një startup izraelit zbulon robotin humanoid për “detyra në shtëpi dhe në punë” – përfshirë ato larëse dhe pastrimi

Teknologji
Kalo në kategori