LAJMI I FUNDIT:

Prodhimi i energjisë në Norvegji kryesohet nga hidrocentralet

Prodhimi i energjisë në Norvegji kryesohet nga hidrocentralet

Hidrocentralet në Norvegji gjatë muajit qershor kanë prodhuar 93.4 për qind të energjisë elektrike, që është i barasvlershëm me 9.47 TWh.

Sipas Zyrës Norvegjeze të Statistikave, përveç hidrocentraleve, vendi ka prodhuar 3.7 për qind të energjisë elektrike të tij nga mullinjtë e erës dhe 2.9 për qind nga energjia termike.


Nxjerrja e naftës së papërpunuar dhe gazit natyror, si dhe prodhimi intensiv i energjisë përbëjnë pjesën më të madhe të konsumit.

Konsumi i energjisë elektrike i vendit nordik u rrit me 1.7 për qind në qershor, në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Rritet konsumi i energjisë elektrike
Lexo po ashtu Rritet konsumi i energjisë elektrike

Ndërsa në tremujorin e dytë të 2019-së, sasia e energjisë elektrike për konsum në Kosovë ishte 1,039.5 GWh, ku në raport me tremujorin e njëjtë të vitit të kaluar, sasia e energjisë elektrike e konsumuar është rritur për 21.5 për qind. /Telegrafi/