LAJMI I FUNDIT:

Prodhimet vendore fuqizojnë ekonominë

Prodhimet vendore fuqizojnë ekonominë

Me qëllim të promovimit të ekonomisë, rritjes së konsumimit të prodhimeve kosovare, stimulimit të biznesit vendor, përmirësimit të cilësisë së prodhimeve sipas standardeve më të larta dhe të inkurajimit të Qeverisë së Kosovës që të vazhdoj të krijojë mjedis më të favorshëm për një zhvillim më të hovshëm ekonomik, Aleanca Kosovar e Bizneseve, ka nisur “Javët e Biznesit Kosovar 2016”, Unë konsumojë produkte vendore po Ju?

15058745_1119795234806420_1440309031_n


Kryetari i AKB-së, Agim Shahini, tha se për të katërmbëdhjetën herë po realizojnë “Javët e Biznesit Kosovar”, rëndësia e të cilët është jashtëzakonisht e madhe.

“Konsumimi i prodhimeve vendëse nuk është vetëm vlerë ekonomike, por edhe vlerë kombëtare dhe që qytetarët duhet t’i japin prioritet konsumimit të prodhimeve vendore, nga të cilat pos përfitimit dhe rritjes së prodhimtarisë vendore, rritet edhe mirëqenia qytetare, punësimi dhe zhvillimi ekonomik i shtetit”, theksoi Shahini.

15046351_1119798321472778_298757553_n

Ai shtoi, se rreth 5 miliardë euro të qytetarëve kosovarë eksportohen në Serbi. “Sot Kosova nuk mund të mburret me eksportet, por mund të mburret vetëm me potencialet të cilat duhet zhvilluar dhe për tu mburrur edhe me eksporte, institucionet duhet të bëjnë më shumë për biznesin vendor”, tha Agim Shahini, kryetar i Aleancës Kosovare të Bizneseve.

Ndërkaq, Blerand Stavileci, ministër i Zhvillimit Ekonomik, tha se asnjëherë nuk janë të kënaqur me punën e dobishme të bërë për biznesin, ku me veprimet e mira disa biznese po ia dalin suksesshëm.

15046436_1119795338139743_341922757_n

“Ne po bëjmë përpjekje të mëdha që bizneset vendore të kenë frymëmarrje më të mirë. Derisa dhjetë vjet më parë e kishim të vështirë të mbushnim një shportë me prodhime vendore, tashmë e mbushim shumë lehtë”, tha Blerand Stavileci, ministër i Zhvillimit Ekonomik.

E, ministrja e Tregtisë dhe Industrisë, Hykmete Bajrami, tha se promovimi i produkteve vendore nuk po ndalet, por vetëm sa po shtohet ku çdo ditë e më shumë ato po konsumohen nga qytetarët.

hykmete

“Ne kemi bërë përpjekje maksimale për krijimin e lehtësirave për bizneset, gjë për të cilën flasin edhe raportet ndërkombëtare, ku për bërje të biznesit Kosova është ranguar mjaft mirë nga Banka Botërore”, tha Bajrami.

15086851_1119797211472889_1352779396_n

Haxhi Arifi, kryetar i Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Kosovës, tha se duhet ecur përpara e zhvilluar dhe nuk duhet kthyer pas.

“Sa më shumë të përkrahen bizneset vendore, aq më shumë zhvillohemi, punësohemi dhe rrisim mirëqenien qytetare”, tha kryetari i BSPK-së.

Xhemajl Dauti nga Oda Ekonomike e Maqedonisë Veri Perëndimore, tha se kanë besim të madh se do të vazhdoi afirmimi dhe konsumimi i prodhimeve kosovare .

Në hapje të “Javëve të Biznesit Kosovar 2016”, nuk kanë munguar as zyrtarë të tjerë të institucioneve vendëse dhe më gjerë.
/Telegrafi/

15050126_1119795648139712_1183971975_n

15058512_1119795938139683_12571478_n