LAJMI I FUNDIT:

Prodekani i Fakultetit të Arteve deklarohet i pafajshëm për akuzën se kapi për fyti këngëtarin dhe e largoi nga zyra

Prodekani i Fakultetit të Arteve deklarohet i pafajshëm për akuzën se kapi për fyti këngëtarin dhe e largoi nga zyra

Prodekani i Fakultetit të Arteve, Mehmet Behluli është deklaruar të martën i pafajshëm për akuzën se në tetor të vitit 2017 kishte kapur për fyti këngëtarin Alban Nimani dhe të njëjtin e kishte shtyrë jashtë zyrës.

“Komplet të pafajshëm e ndjej veten, e refuzoj aktakuzën”, ka thënë Behluli.


Ndërkaq, gjykatësi i rastit Gent Beka ka njoftuar palët në procedurë se kanë afat prej 30 ditësh për të parashtruar kërkesën për hedhjen e aktakuzës dhe kundërshtimin e provave.

Gjatë kësaj seance në Gjykatën Themelore në Prishtinë, prokurorja e shtetit Ajshe Ferati ka bërë rikualifikimin e veprës penale nga “Sulmi” i paraparë në Kodin e vjetër Penal në nenin 187 par.1 në veprën “Sulmi” në Kodin e ri Penal në nenin 184 par.1, ku dënimi parashihet me gjobë ose me burgim deri në një vit.

Gjatë kësaj seance, të pranishëm ishin edhe i dëmtuari Nimani me mbrojtësen Merita Stublla Emini si dhe mbrojtësi i palës së akuzuar Arsim Bilalli.

Ndryshe, ky rast njëherë është dërguar në ndërmjetësim, por meqë nuk është arritur ndonjë rezultat me ndërmjetësim, palët kanë filluar përsëri procedurën në gjykatë.

Në bazë të aktakuzës së ngritur më 14 shkurt 2018, Mehmet Behluli po akuzohet se me datë 12 tetor 2017, rreth orës 11:15 në Prishtinë, pas një mosmarrëveshje të atëçastshme që kishte me të dëmtuarin Alban Nimani, me dashje ka përdorë forcë ndaj tij.

Më tutje sipas aktakuzës, deri sa i dëmtuari Nimani kishte dashtë të hynte në zyrën e Prodekanit të Fakulteteve të Arteve, i akuzuari e kishte kapur për fyti dhe e kishte shtyrë jashtë zyrës. /BetimipërDrejtësi/

Në trend Lajme

Më shumë
A po e kushtëzon Sllovenia Kosovën me Asociacion për t'u bërë pjesë e Këshillit të Evropës - flet presidentja Pirc Musar

A po e kushtëzon Sllovenia Kosovën me Asociacion për t'u bërë pjesë e Këshillit të Evropës - flet presidentja Pirc Musar

Lajme
Çfarë përfiton ekonomia e Kosovës me regjistrimin e popullsisë

Çfarë përfiton ekonomia e Kosovës me regjistrimin e popullsisë

Lajme
Arrestohet një serb në Bërnjak, dyshohet se ka kryer krime lufte në Gjakovë

Arrestohet një serb në Bërnjak, dyshohet se ka kryer krime lufte në Gjakovë

Lajme
Italiania e dashuruar me Sarandën: Sa erdha thashë do të jetoj këtu, tani kam biznes

Italiania e dashuruar me Sarandën: Sa erdha thashë do të jetoj këtu, tani kam biznes

Lajme
Ura e Fshajtë e dëmtuar, paraqet rrezik për kalimtarët

Ura e Fshajtë e dëmtuar, paraqet rrezik për kalimtarët

Komunat
Presidentja sllovene tregon nëse EUROPOL po heton prejardhjen e armëve të Milan Radoiçiqit që u gjetën në Banjskë

Presidentja sllovene tregon nëse EUROPOL po heton prejardhjen e armëve të Milan Radoiçiqit që u gjetën në Banjskë

Siguri
Kalo në kategori