LAJMI I FUNDIT:

ProCredit lanson aplikacionin mobil për rrjetin e mbushësve për veturat elektrike!

ProCredit lanson aplikacionin mobil për rrjetin e mbushësve për veturat elektrike!

Ndonëse në Evropë dhe në botë, politikat e qëndrueshme mjedisore për sektorin e transportit kanë filluar të promovohen shumë kohë më parë, Kosova është ende prapa sa i përket ofrimit të infrastrukturës që i inkurajon këto investime.

Veturat që përdorin naftë apo benzinë për lëvizje, shkaktojnë një pjesë të madhe të ndotjes mjedisore, pasi emetojnë një përqindje të lartë të CO2-it dhe të grimcave të imëta (PM2.5). Këto grimca mund të depërtojnë thellë në mushkëri, duke dëmtuar kështu shëndetin e njeriut.

Prandaj, prodhuesit dhe përdoruesit e veturave po kthehen gjithnjë e më shumë drejt teknologjive të reja që njëkohësisht e ruajnë mjedisin dhe shëndetin tonë.

Në përputhje me aktivitetet e tjera për të promovuar ruajtjen e mjedisit në vendin ku jetojmë, si dhe duke qenë lidere e teknologjive moderne, hapat fillestarë dhe të rëndësishëm që ka ndërmarrë Banka ProCredit në këtë drejtim janë:

Fillimisht, janë instaluar 24 mbushës për vetura elektrike nga 30 në total që do të instalohen deri në fund të tremujorit të parë të vitit 2022, duke mbuluar kështu qytetet më të mëdha dhe rrugët më të frekuentuara në Kosovë.

Një pjesë e këtyre mbushësve furnizohen me energji elektrike nga burime të ripërtëritshme duke siguruar një pjesë të mbushjes së veturave elektrike me energji elektrike të pastër. Po ashtu, Banka ProCredit ka lansuar ofertën speciale për financim të blerjes së veturave elektrike për klientët privatë dhe të biznesit me një normë efektive prej 4% dhe me zero shpenzime administrative. “Ne besojmë se çdo individ dhe ekip mund të kontribuojë në zhvillimin dhe transformimin e qyteteve tona të ndotura në një mjedis më të shëndetshëm dhe më të pastër”, shpjegon Besar Pllana, Udhëheqës i Departamentit për Klientë Privatë në Bankën ProCredit.

Ndër të tjera, ai thekson se mbrojtja e mjedisit dhe promovimi i zhvillimit të qëndrueshëm mjedisor dhe social është në fokus të misionit të Bankës ProCredit.

I gjithë Grupi i Bankave ProCredit është bërë pjesë e këtij transformimi. Me qëllim të krijimit të infrastrukturës së përshtatshme për lëvizje të lirë në rajon, instalimi i këtyre mbushësve për vetura elektrike është bërë nga bankat simotra edhe në vendet e tjera në rajon, si në Shqipëri, Maqedoni e Veriut, Serbi, Bosnje e Hercegovinë, Bullgari, etj.

Një hap tjetër i rëndësishëm që ka ndërmarrë nga Grupi i Bankave ProCredit është edhe lansimi i aplikacionit mobil “ProCredit Electric Stations”, i cili mund të sharkohet nga GooglePlay për përdoruesit e Android-it dhe AppStore për përdoruesit e iOS-it. Ky aplikacion mund të shkarkohet falas jo vetëm nga klientët e bankave, por nga të gjithë përdoruesit. Ky aplikacion, përmes një harte shumë precize të vendndodhjes së mbushësve, ju lehtëson përdoruesve planifikimin e udhëtimeve, si nga aspekti praktik, ashtu edhe ai i sigurisë.

Ndër të tjera, ky aplikacion u mundëson përdoruesve që të kontrollojnë karakteristikat teknike të mbushësve të ProCredit-it, të marrin udhëzime për vendndodhjen e tyre dhe të shohin foto të stacioneve për ta bërë më të lehtë gjetjen e tyre. Harta është në dispozicion të të gjithë përdoruesve dhe mbushja e veturave elektrike në këto pika ofrohet falas për dy vitet e ardhshme.

Me këtë investim, Grupi ProCredit synon t’i inkurajojë blerësit e veturave miqësore me mjedisin, të promovojë një mënyrë transporti që e ul në masë të madhe ndotjen e ajrit dhe në përgjithësi, të reduktojë koston e mirëmbajtjes dhe përdorimit të veturave.

Për më shumë informacion mbi rrjetin e mbushësve, aplikacionin si dhe ofertat për financimin e veturave elektrike, vizitoni faqen e internetit të Bankës ProCredit dhe kanalet në media/rrjete sociale.

Artikull i sponzorizuar

Në trend Ekonomi

Më shumë
Shije italiane në zemër të Prishtinës - Vapiano hapet së shpejti

Shije italiane në zemër të Prishtinës - Vapiano hapet së shpejti

Foleja
Nxitoni, vetëm edhe 4 vende të lira në kursin intensiv për kamerë “From Zero to Hero”

Nxitoni, vetëm edhe 4 vende të lira në kursin intensiv për kamerë “From Zero to Hero”

Pixels
50 brende botërore dhe 60 kuzhinierë pjesë e panairit Horeca - Frigo Deluxe

50 brende botërore dhe 60 kuzhinierë pjesë e panairit Horeca - Frigo Deluxe

Frigo Deluxe
Produkte natyrale, vegane dhe organike për kujdesin e lëkurës - My Skin Project

Produkte natyrale, vegane dhe organike për kujdesin e lëkurës - My Skin Project

My Skin Project
Kush përfiton nga ulja e çmimit të energjisë elektrike?

Kush përfiton nga ulja e çmimit të energjisë elektrike?

Ekonomi
Gjithë ke lakmu me pas banesë n'deti?

Gjithë ke lakmu me pas banesë n'deti? "Holiday In 2" është vendi ideal

Edil Project
Kalo në kategori