LAJMI I FUNDIT:

Procesi i shkarkimit të kryetarëve në veri mund të marrë kohë disa muaj

Procesi i shkarkimit të kryetarëve në veri mund të marrë kohë disa muaj

Të hënën është dita e fundit kur komuniteti serb mund t’i dërgojë nëpër kuvendet komunale peticionet për shkarkimin e kryetarëve nga partitë shqiptare të katër komunave veriore. Por pas kësaj, grupet nismëtare i pret një rrugë e gjatë deri te akti përfundimtar i shkarkimit, duke u bazuar në udhëzim administrativ të hartuar nga Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal.

Që nga dita e mërkurë, komuniteti serb po mbledh nënshkrime për peticionin me të cilin synojnë t’i shkarkojnë kryetarët e katër komunave në veri të Kosovës që janë nga partitë shqiptare.

Krejt kjo po bëhet bazuar në udhëzimin administrativ që u hartua enkas për këtë çështje nga Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal, në shtator të 2023-ës.


Nënshkruesit e peticionit duhet të jenë 20% të qytetarëve në listën e votuesve të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.

“Nëse konstatohet që nuk është plotësu numri prej 20% ose nëse ka gabime në fletat që duhet të regjistrohen nënshkruesit, atëherë KQZ ka të drejtë të ju jap 10 ditë afat për përmirësimin e listave ose edhe me shtu numrin e nënshkruesve nëse nuk është plotësu”, ka thënë Besim Myrtezani nga MAPL-ja.

Pas këtij procesi, KQZ-ja duhet të organizojë votimin për largimin e kryetarëve aktualë, i cili konsiderohet i suksesshëm vetëm nëse grumbullohen 50 për qind, plus një votë e votuesve potencial në këto komuna.

Peticionet në veri, “përmirësim i gabimit” apo vullnet i qytetarëve
Lexo po ashtu Peticionet në veri, “përmirësim i gabimit” apo vullnet i qytetarëve

Mirëpo nëse kjo nuk arrihet, avokati Fitim Klinaku po thotë se procesi mund të zgjasë më shumë.

“Është e rrezikshme që nëse pas zhvillimit të zgjedhjeve për largimin e kryetarit nuk votohet 50 +1 atëherë nisma tjetër nuk mund të zhvillohet më heret se 12 muaj pra si procedurë është mjaftë e gjatë”, ka thënë Klinaku.

Ndërsa, ish-sekretari i Ministrisë së Drejtësisë, Ardian Bajraktari ka bindjen se ky proces do të përfundojë me kohë, pasi sipas tij, Kosova dhe Serbia janë zotuar për këtë gjë.

“Në variantin më të mirë unë vlerësoj se në gjashtë mujorin e parë të këtij viti do të kemi realisht implementim të zotimeve që palët i kanë marrë si zotim në raport me procesin e dialogut në Bruksel”, ka thënë Bajraktari.

Qytetarët e Mitrovicës së Veriut dhe Leposaviqit mbledhjen e nënshkrimeve për shkarkimin e kryetarëve e kanë filluar ditën e mërkurë, ndërsa ata të Zveçanit dhe të Zubin Potokut të premten.

Të hënën, me datë 22 janar është afati i fundit kur të njëjtit ato nënshkrime duhet t’i dërgojnë në Kuvende Komunale përkatëse. /Dukagjini/

Në trend Lajme

Më shumë
Rama ndan pamje nga plazhet publike në Durrës: Mirëmëngjes dhe javë të mbarë

Rama ndan pamje nga plazhet publike në Durrës: Mirëmëngjes dhe javë të mbarë

Lajme

"Bajraktari" Vladaj pas Kuvendit të Thethit: Diaspora, Dukagjini, Kukësi e Malësia e Madhe do të na vijnë në ndihmë

Lajme
Dënohen shqiptarët vëlla e motër në Britani me 5 dhe 6 vite burg: “Spiunazh” me informacione nga bursa

Dënohen shqiptarët vëlla e motër në Britani me 5 dhe 6 vite burg: “Spiunazh” me informacione nga bursa

Lajme
Nga antarësimi në NATO te kriza institucionale – temat që dominuan takimet me zyrtarin amerikan Hanrahan

Nga antarësimi në NATO te kriza institucionale – temat që dominuan takimet me zyrtarin amerikan Hanrahan

Lajme
Ritestim për kandidatët e FSK-së që munguan apo dështuan – ja çfarë duhet të kenë me vete

Ritestim për kandidatët e FSK-së që munguan apo dështuan – ja çfarë duhet të kenë me vete

Siguri
Gjykimi për vrasjen e Liridonës vazhdon sot, pritet të dëshmoj vëllai i saj

Gjykimi për vrasjen e Liridonës vazhdon sot, pritet të dëshmoj vëllai i saj

Drejtësi
Kalo në kategori