Procesi i përzgjedhjes së listës së ngushtë të kandidatëve për pozitën e të parit të Bankës Qendrore të Kosovës (BQK), po vlerësohet se është përcjellë me parregullsi.
Të gjitha këto pretendime i ka përmbledhur një mendim të ndarë nga anëtarët tjerë, kryesuesi i panelit për përzgjedhjen e kandidatëve, Flamur Mrasori.
Mrasori, i cili tashmë nuk është në pozitën e kryetarit të Bordit të BQK-së, ka adresuar parregullsi gjatë procesit të përcaktimit të listës së kandidatëve të propozuar për Kuvend dhe Qeveri për t’u përzgjedhur në pozitën e guvernatorit.
Në dokumentin e siguruar nga Reporteri, Mrasori që kishte qenë në cilësinë e Kryetarit të Panelit, është ankuar për diskriminim të kandidatëve që kanë qenë të përfshirë në këtë proces duke e bërë kështu procesin juridikisht të pasigurt.
Më 25 janar kur edhe kishte përfunduar procesi i intervistimit të kandidatëve dhe është bërë renditja e tyre në bazë të poentimit, brenda Panelit kanë ekzistuar tre propozime (propozimi me tre, katër dhe pesë kandidatë) për listën përfundimtare të kandidatëve që do të përcillen në Kuvendin dhe Qeverinë e Kosovës për procedim të mëtejmë.
Propozimi që është miratuar me shumicë votash ka qenë propozimi që lista përfundimtare të përfshijë katër kandidatë që t’i propozohen Kuvendit të Kosovës, për çka Mrasori thotë se ka dhënë votën kundër.
Ai pretendon se lista me katër kandidatë është dërguar për në Kuvend, pavarësisht faktit që kandidatët e renditur sipas poentimit përfundimtar me renditjen në listën ranguese 4 dhe 5 kishin qenë absolutisht me pikë të barabarta duke mos u respektuar kështu “Parimi i barazisë para ligjit”.
“Lidhur me këtë propozim, vota ime është kundër, andaj edhe parashtroj këtë mendim të ndare. Ligji për BQK-në (neni 38 paragrafi 2) kërkon decidivisht që Kuvendit t’i përcillet lista me kandidatët se cilët konsiderohet se kanë përmbushur kriteret sipas Ligjit. Që do të thotë se bazë esenciale për pasqyrimin e përmbushjes së këtyre kritereve është rezultati final i procesit të intervistimit dhe poentimi përkatës. Njëherësh Ligji nuk kufizon numrin e kandidatëve të cilët i propozohen Kuvendit. Ndërlidhur me këtë, Paneli ka shqyrtuar dhe ka vendosur me një votë kundër (vota ime) që në Kuvend te dërgohet lista me katër kandidatë dhe atë pas rangimit të përgjithshëm të kandidatëve përmes procesit intervistues pra me datë 25 janar 2023″, thuhet në letrën e Mrasorit.
“Mbështetur në këtë rrethanë dhe duke pasur parasysh rangimin e kandidatëve (poentimin), kam propozuar që në Kuvend të përcillet lista me pesë (5) kandidate pasi që kandidatët e ranguar sipas poentimit përfundimtar më renditjen në listën ranguese 4 dhe 5 janë absolutisht me pikë të barabarta dhe arsyeja e votës sime kundër është fakti që të respektohet “Parimi i barazisë para ligjit si njëri ndër parimet fundamentale kushtetuese për të evituar pabarazinë në trajtim mbi çfarëdo bazë dhe për të penguar diskriminimin eventual”, vijon ai.
Mrasori në këtë dokument kërkon nga institucionet që ndërlidhën me këtë proces, të ndërmarrin veprimet e duhura që të sigurohet barazia dhe mosdiskriminimi i kandidatëve që janë pjesë e këtij procesi duke e bërë kështu këtë proces juridikisht të sigurt dhe të parrëzueshëm në çfarëdo rrethanash.
“Për të evituar cenimin e parimit në fjalë, është përgjegjësi e te gjitha institucioneve që ndërlidhën më këtë proces, të ndërmarrin veprimet e duhura që të sigurohet barazia dhe mosdiskriminimi i kandidatëve që janë pjesë e këtij procesi. Për fund, përfshirja e kandidatit/es të pestë (i/e pa përfshirë në listën e të propozuarve në Kuvend) me pikë absolutisht të barabarta me kandidatin/en e katërt (i/e përfshirë në listën e të propozuarve në Kuvend), do të përbënte listën e kandidatëve të cilësuar si të emërueshëm edhe nga Paneli edhe nga projekti i mbështetur nga Ambasada Britanike, për më tepër dhe në veçanti do të evitonte cenimin e “Parimit të barazisë para ligjit” duke bërë procesin juridikisht të sigurt dhe të pa rrëzueshëm në çfarëdo rrethanash”, përfundon Mrasori.
Në listën e emrave që Banka Qendrore e Kosovës i ka dërguar në Qeveri dhe Kuvend për t’u përzgjedhur në pozitën e guvernatorit të ri të këtij institucioni janë Ahmet Ismaili, Nexhat Kryeziu, Lulzim Ismajli e Shkëndije Himaj.
Sipas shpalljes që ishte bërë nga BQK-ja, emërimi do të jetë për një mandat pesë vjeçar duke filluar më 29 mars 2023 ose në datën e emërimit.
Aktualisht, BQK-ja udhëhiqet nga Mehmeti. Këtij të fundit i skadon mandati në mars të vitit të ardhshëm e që ishte emëruar më 2018. /Telegrafi/
Promo
Reklamo ketuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Ministri Aliu: Ura e re e Rogovës po bëhet

Fondi i Efikasitetit të Energjisë në Kosovë (FKEE) shpall thirrje për firma konsulete të energjisë në Kosovë

UNI hap thirrjen për 161 bursa për shkëmbim të stafit akademik dhe administrativ në 147 universitete në 21 shtete të Evropës dhe Turqi

BERZH dhe ENEF II financojnë Ujë Rugove me 6 milionë Euro për linjat e reja prodhuese

Revolucionar në turizëm dhe arkitetur- Hoteli Epidamn White Sensation, Golem

Prishtina Real Estate Expo 2023 - Panairi i parë ndërkombëtar për pasuri të paluajtshme

Çfarë po ndryshon për pensionistët në Gjermani?

Fondi i Efikasitetit të Energjisë në Kosovë (FKEE) shpall thirrje për firma konsulete të energjisë në Kosovë

Ministri Aliu: Ura e re e Rogovës po bëhet

Këto dy lokale janë vënë me qera – çmim të arsyeshëm dhe me mundësi bashkimi ID-236

Çmimi i banesës në lagjen Aktash me zbritje – shfrytëzojeni këtë mundësi ID-226

OFROHET ME ZBRITJE – objekti afarist me 600m² po lëshohet me qera ID-124

EXTRA ZBRITJE – Shitet banesa me 91.5 m² në Prishtinë ID-159

Shitet banesa e përshtatshme për familje të vogla, 93.72m² në Prishtinë – mundësitë e pagesës të përshtatshme për gjithsecilin ID-235

Fotot e rreme të vajzave të reja të zhveshura – të krijuara me Inteligjencën Artificiale – tronditin një qytet të vogël spanjoll

Zbuloni sekretin e bukurisë me peptide të kolagjenit Naturagen – tash me 50% në Telegrafi Deals

Stil, funksionalitet dhe zbritje – ofertat në Telegrafi Deals nuk kanë të ndalur

Shfrytëzo ofertën – blej me zbritje maicën në Telegrafi Deals

Syze Hugo Boss ekskluzivisht me zbritje në Telegrafi Deals
Më të lexuarat

Analistët serbë: Sulmi i armatosur në Banjskë debakël i politikës së Beogradit, Serbia u mund dhe u poshtërua

Vdekja e të riut shqiptar në kufirin me Serbinë, reagon familja Muçiqi

Jose Mourinho nuk i la vetëm lojtarët që shkuan të përshëndesnin tifozët e Romës pas humbjes turpëruese

Çfarë lidhje ka Guardiola me liderin e La Ligës, Gironan, klubi që ka më shumë pikë se Man City

Caka: Jam dëshmitar okular se Radoiçiqi i vrau tre shqiptarë në Gjakovë

Gërvalla: Asociacioni ka vdekur për ne dhe ndërkombëtarët