LAJMI I FUNDIT:

Problemi matematikor që po shkakton grindje në internet, kjo është përgjigja e saktë

Problemi matematikor që po shkakton grindje në internet, kjo është përgjigja e saktë

Një problem matematikor i hutoi njerëzit në internet – ata nuk mund të bien dakord për përgjigjen e duhur të ekuacionit.

Vjeshta është koha që ne duam ta kalojmë në shtrat, nën batanije, duke dëgjuar shiun jashtë dhe duke shijuar jetën ndërsa ngadalësohet pas verës së zënë.

Askush nuk do t’ju gjykojë sepse doni të bëheni pak dembelë tani, por kjo nuk do të thotë që nuk duhet të gjeni kohë për të mprehur mendjen dhe për të ushtruar trurin tuaj. Tani, ne ju sfidojmë me një problem matematike që e ka ndarë internetin duke shkaktuar grindje!

Përdoruesit nuk mund të bien dakord për përgjigjen e duhur! Ky ekuacion ka ndarë përdoruesit e internetit në dy grupe – ata që këmbëngulën se përgjigjja është 16, dhe të tjerët që besuan se është 1.

Akronimi qëndron për kllapa, eksponentë, shumëzim, pjesëtim, mbledhje dhe zbritje. Në rastin e një problemi matematikor me dy ose më shumë veprime të mundshme në çdo kohë të caktuar, ka rregulla të cilat diktojnë rendin se çfarë të llogaritet e para, e dyta, etj.

Shumë u pajtuan që problemi i matematikës mund të ketë dy përgjigje të sakta, në varësi të parimit të matematikës që dikush ka mësuar në shkollë. Megjithatë, ekspertët shpjegojnë se problemi është shkruar në një mënyrë konfuze, qëllimisht, duke u bërë fajtori kryesor për debatin në internet.

Sidoqoftë, mësuesi i matematikës në Shkollën e Mesme Ferndale, Z. Kelly, pohon se përgjigjja është 16, dhe të gjithë ata që morën numrin 1 po përdornin një version të vjetërsuar të rendit të veprimeve.

Kelly thotë: “Kur është shumëzim ose pjesëtim, ju lëvizni majtas djathtas, jo djathtas majtas. Pra, kjo është arsyeja pse disa studentë janë të hutuar dhe shumëzojnë para se të pjesëtojnë. Shumëzimi nuk vjen i pari në këtë situatë. Pjesëtimi është i pari”.

Kjo është mënyra për të zgjidhur ekuacionin:

  1. Pjesëtoni 8 me 2 = 4
  2. Pastaj, shumëzoni 4 me shumën e (2 + 2) = 4 x (4)
  3. Ju merrni përgjigjen 16. /Telegrafi/

Në trend Stil

Më shumë
Rruga më e shkurtër në botë - është vetëm dy metra e gjatë dhe në të ndodhet edhe një hotel

Rruga më e shkurtër në botë - është vetëm dy metra e gjatë dhe në të ndodhet edhe një hotel

A e dini se...
A e dini pse duhet të vendosni pak fletë alumini pas ruterit? Shkencëtarët garantojnë për këtë truk

A e dini pse duhet të vendosni pak fletë alumini pas ruterit? Shkencëtarët garantojnë për këtë truk

Stil
A e dini pse qeset me çipsa nuk mbushen plot – ekziston një arsye e mirë për këtë

A e dini pse qeset me çipsa nuk mbushen plot – ekziston një arsye e mirë për këtë

A e dini se...
A e dini se për çfarë shërben vrima tek kapaku i kënaçes?

A e dini se për çfarë shërben vrima tek kapaku i kënaçes?

A e dini se...
Ekziston një mënyrë efikase si mund ta ndaloni vluarjen e tepërt të ujit në tenxhere

Ekziston një mënyrë efikase si mund ta ndaloni vluarjen e tepërt të ujit në tenxhere

A e dini se...
Të gjithë e kemi këtë produkt në shtëpi dhe bën mrekulli për bimët tuaja

Të gjithë e kemi këtë produkt në shtëpi dhe bën mrekulli për bimët tuaja

A e dini se...
Kalo në kategori