LAJMI I FUNDIT:

Problemet me lëndime, Juve dhe Lazio shpresojnë në kthimin e lojtarëve (Foto/Video)

Problemet me lëndime, Juve dhe Lazio shpresojnë në kthimin e lojtarëve (Foto/Video)

Juventusi dhe Lazio shpresojnë t’i kenë në dispozicion lojtarët, si Sami Khedira, Claudio Marchisio e Bastos, për ndeshjen e të shtunës.

Të shtunën nga ora 17:00 në Torino, zhvillohet ndeshja ndërmjet Bianconerëve dhe Biancocelestëve, e vlefshme për javën e tetë në Serie A.


Miralem Pjanic, Benedikt Howedes, Mattia De Sciglio dhe Marko Pjaca, janë lojtarët që do t’i mungojnë skuadrës së Massimiliano Allegrit.

Nga ana tjetër, Juve është duke bërë maksimumin që t’i rikuperojë mesfushorët Khedira dhe Marchisio, të cilët janë pranë rikthimit. Po ashtu, pjesë e testimeve të fitnesit kanë qenë edhe Daniele Rugani dhe Gonzalo Higuain.

Edhe Mario Mandzukic dhe Andrea Barzagli janë në dyshim, pasi u lënduan me përfaqësueset e tyre, prandaj janë stërvitur ndaras.

Te Lazio, Bastos është kthyer në stërvitje pas tri javësh mungesë dhe mund të luajë në ndeshjen e këtij vikendi.

Senad Lulic që u lëndua me përfaqësuesen duket se e ka tejkaluar problemin, mirëpo mungesa të sigurta janë: Dusan Basta, Wallace, Felipe Anderson dhe i riu Simone Palombi.

Adam Marusic është stërvitur ndaras nga pjesa tjetër e skuadrës, mirëpo ai pritet të jetë i gatshëm për lojë. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit

Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit

Liga e Kampionëve
UEFA zbulon lojtarin më të shpejtë për këtë edicion në Ligën e Kampionëve

UEFA zbulon lojtarin më të shpejtë për këtë edicion në Ligën e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Mohamed Salah thyen heshtjen në rrjetet sociale pas përplasjes që kishte me Jurgen Klopp

Mohamed Salah thyen heshtjen në rrjetet sociale pas përplasjes që kishte me Jurgen Klopp

Premier League
Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Liga e Kampionëve
A di të ndalet ky Ronaldo? Çfarë goli me këmbën e majtë

A di të ndalet ky Ronaldo? Çfarë goli me këmbën e majtë

Ligat tjera
Tifozët e Real Madridit kanë mbetur të habitur me praninë e ‘lojtarit misterioz’ me ekipin në Gjermani

Tifozët e Real Madridit kanë mbetur të habitur me praninë e ‘lojtarit misterioz’ me ekipin në Gjermani

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori