LAJMI I FUNDIT:

“Problemet e personalitetit të Kimit zgjidhen veç me eliminimin e tij”

“Problemet e personalitetit të Kimit zgjidhen veç me eliminimin e tij”

“Temperamenti kaotik i Kim Jong-unit ka qenë i dukshëm për vite dhe mund të shihet në mënyrën se si trajtonte të dashurën e tij, në moshën 15-vjeçare”, thotë eksperti korenojugor, Nam Sung Wook, që shprehet se Kim ishte i prirur të ‘dilte nga frenat” qëkur ishte adoleshent.

Ish-drejtori i Institutit për Strategjinë e Sigurisë Kombëtare tha se e dashura paidentifikuar nga shkolla e mesme u përpoq ta bindte Kimin të ndalonte pirjen e duhanit.


“Kim pinte duhan që në moshë të re, por e dashura e tij e këshilloi ta linte”, tha Nam në një konferencë në Seul të mërkurën. “Por, Kim shpërtheu duke e ofenduar me një gjuhë të pisët, e cila ishte mjaft tronditëse për të. Mënyra se si ai sillej me të, e bëri ish-të dashurën e tij të mendonte si do të komplikoheshin gjërat sapo ai bëhej ‘mbret’ i kombit”.

Nam beson se problemet e personalitetit të Kimit janë aq të rënda sa që e vetmja mënyrë për të zgjidhur tensionet në Kore është që ai të “eliminohet”.

Ai mësoi për të shkuarën e errët të Kim Jong-unit duke dërguar një ekip kërkimor nga instituti i tij i ekspertëve në vitin 2008 në Bernë, Zvicër, ku diktatori do të ndiqte shkollën e mesme.

Ka shumë të ngjarë që qëndrimet në Zvicër të diktatorit të ardhshëm të kenë filluar në vitin 1994. Kim Jong-il vendosi që t’u japë fëmijëve një arsim evropian, në fshehtësinë më maksimale. 12-vjeçari Kim Jong-un frekuentoi “ International School of Berna”, institut i mbushur me fëmijë diplomatësh.

Në vitin 2001, Kim Jong-un lë papritmas Zvicrën pa asnjë paralajmërim për shkollën dhe kthehet në Phenian, ku 10 vite më vonë do të “merrte frenat” e një prej diktaturave më të egra të botës. /syri.net/

Në trend Botë

Më shumë
Kush është serbi nga Prishtina që Beogradin mund t'ia merr Vuçiqit në zgjedhjet e 2 qershorit

Kush është serbi nga Prishtina që Beogradin mund t'ia merr Vuçiqit në zgjedhjet e 2 qershorit

Serbia
Skandali i ri diplomatik i Vuçiqit në New York – ofendoi sllovenët, vjen reagimi i ashpër i Lubjanës zyrtare

Skandali i ri diplomatik i Vuçiqit në New York – ofendoi sllovenët, vjen reagimi i ashpër i Lubjanës zyrtare

Botë
Eurodeputeti sllovak nxori pëllumbin dhe e lëshoi në Parlamentin Evropian si gjest i paqes në botë – i reagojnë të pranishmit

Eurodeputeti sllovak nxori pëllumbin dhe e lëshoi në Parlamentin Evropian si gjest i paqes në botë – i reagojnë të pranishmit

Evropa
Mercenari serb që lufton për rusët në Ukrainë i ankohet Putinit, thotë se nuk iu dha shtetësia ruse

Mercenari serb që lufton për rusët në Ukrainë i ankohet Putinit, thotë se nuk iu dha shtetësia ruse

Evropa
Paka para se të lansonte raketat mbi pozicionet e ukrainasve, sistemi raketor rus Buk-M1 shkatërrohet – goditet direkt

Paka para se të lansonte raketat mbi pozicionet e ukrainasve, sistemi raketor rus Buk-M1 shkatërrohet – goditet direkt

Evropa
Ukrainasit mësyjnë istikamet e rusëve me tank, i hedhin në erë edhe me dron kamikaz – pamje nga beteja për Serbryanskyn

Ukrainasit mësyjnë istikamet e rusëve me tank, i hedhin në erë edhe me dron kamikaz – pamje nga beteja për Serbryanskyn

Evropa
Kalo në kategori