Probleme për Chelsean para sezonit të ri

Chelsea duhet të shesë lojtarë të profilit të lartë për të përmbushur rregullat financiare të UEFA-s dhe për të regjistruar transferimet e reja në listën A të Ligës së Kampionëve për sezonin e ardhshëm.
Klubi londinez ka shpenzuar ndjeshëm këtë verë, duke përfshirë blerjen e Joao Pedro nga Brighton për deri në 60 milionë euro , Jamie Bynoe-Gittens nga Borussia Dortmund për 55 milionë euro dhe Liam Delap për 35 milionë euro.
Gjithashtu, janë paguar 35 milionë euro për Dario Essugo dhe Mamadou Sarr, ndërsa janë bashkuar edhe Estevao Willian dhe Andrey Santos.
Sipas The Times, Chelsea duhet të gjenerojë mbi 60 milionë euro nga shitjet për të qenë në përputhje me rregulloret financiare të UEFA-s dhe për të regjistruar të gjitha blerjet e reja për garat evropiane.
Lista A, ku regjistrohen lojtarët për Ligën e Kampionëve, përfshin kosto si paga dhe tarifa të amortizuara transferimi. Nëse bilanci financiar i kësaj liste nuk është pozitiv, asnjë lojtar i ri nuk mund të regjistrohet.
Në këtë kontekst, klubi po shqyrton shitjen e disa emrave si Joao Félix, Raheem Sterling, Ben Chilwell, Renato Veiga dhe Axel Disasi.
Po ashtu, Noni Madueke është pranë një transferimi te Arsenali, ndërsa Borussia Dortmund po kërkon rikthimin e Carney Chukwuemekas.
Ndërkohë, disa lojtarë të rinj si Estevao, Essugo, Sarr dhe Santos mund të huazohen për shkak të numrit të lartë të afrimeve dhe kufizimeve të regjistrimit. /Telegrafi/











































