LAJMI I FUNDIT:

Probleme edhe te Shqipëria, shteti zviceran ia ndalon dy yjeve të Kombëtares të udhëtojnë drejt Tiranës

Probleme edhe te Shqipëria, shteti zviceran ia ndalon dy yjeve të Kombëtares të udhëtojnë drejt Tiranës

Kombëtarja e Shqipërisë ka publikuar listën me futbollistët e ftuar për dy ndeshjet e muajit shtator.

Kuqezinjtë do të nisin nesër (e hënë) përgatitjet për dy ndeshjet zyrtare ndaj Bjellorusisë dhe Lituanisë të vlefshme për eliminatoret e Ligës së Kombeve.


Ndërkohë Federata Shqiptare e Futbollit dhe stafi i Kombëtares po punojnë për zgjidhjen e problematikave që janë hasur në lidhje me lëvizjet e futbollistëve nga njëri vend në tjetrin për shkak të masave kufizuese të imponuara nga pandemia COVID-19.

FSHF ka konfirmuar se shteti zviceran për momentin i ka bllokuar dy yjet e Kombëtares, Ermir Lenjanin dhe Florian Kamberin të udhëtojnë drejt Tiranës.

FSHF njofton se edhe Armando Broja nuk do të jetë i gatshëm për ndeshjen e parë ndaj Bjellorusisë, ndërsa listës i është shtuar Endri Çekiçi.

“Bëjmë me dije se vazhdojnë bisedimet me qeverinë zvicerane për të bërë të mundur prezencën e dy lojtarëve, Ermir Lenjani dhe Florian Kamberi, të cilët nuk mund të dalin jashtë kufijve të Zvicrës për shkak të masave kufizuese. Ende nuk ka një përgjigje përfundimtare, teksa FSHF është në kontakt të vazhdueshëm, edhe me ndihmën e UEFA-s, për të bërë të mundur grumbullimin e këtyre dy lojtarëve për dy ndeshjet e shtatorit”

“Gjithashtu, për ndeshjen e parë ndaj Bjellorusisë nuk do të jetë i gatshëm Armando Broja, i cili është i skualifikuar për shkak të një kartoni të kuq të marrë në një ndeshje zyrtare me Kombëtaren U-19. Me shlyerjen e skualifikimit, sulmuesi i ri do të jetë nën urdhrat e trajnerit Edoardo Reja dhe i gatshëm për të luajtur për ndeshjen e dytë ndaj Lituanisë”.

“Listës së Kombëtares i është shtuar orët e fundit edhe emri i Endri Çekiçit (NK Olimpija Ljubljana). Duke parë situatën aktuale trajneri ka vendosur të ftojë sulmuesin pogradecar për ta pasur në dispozicion në rast të ndonjë mungese eventuale”.

“Marash Kumbulla do t’i bashkohet kampit stërvitor të Kombëtares dhe do t’i nënshtrohet testeve mjekësore. Pas rezultateve të testeve, ekipi mjekësor do të mund të dalë në një konkluzion nëse mbrojtësi do të jetë i gatshëm ose jo për dy ndeshjet e radhës”, thuhet në njoftimin e FSHF-së. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Zbulohen dy kërkesat që Laporta ia bëri Xavit në një takim urgjent – ​​njëra ka të bëjë me Guardiolën

Zbulohen dy kërkesat që Laporta ia bëri Xavit në një takim urgjent – ​​njëra ka të bëjë me Guardiolën

La Liga
E papritur, Eros Grezda tërhiqet nga futbolli?

E papritur, Eros Grezda tërhiqet nga futbolli?

Ligat tjera
Rebelohet një lojtar në zhveshtoren e Real Madridit, Ancelotti nuk mund ta menaxhojë më

Rebelohet një lojtar në zhveshtoren e Real Madridit, Ancelotti nuk mund ta menaxhojë më

La Liga
Alvaro Morata po vuan pasojat e “sëmundjes më të dhimbshme të njohur”

Alvaro Morata po vuan pasojat e “sëmundjes më të dhimbshme të njohur”

La Liga
E kryer: Barcelona merr vendim final për Xavin

E kryer: Barcelona merr vendim final për Xavin

La Liga

"Mendova se mi theu të gjithë dhëmbët" - Evander Holyfield zbuloi se cili boksier e goditi më fort

Boks
Kalo në kategori