Ndarja e fesë nga shteti u sanksionua në Kushtetutën e Turqisë nëpërmjet një amendamenti në vitin 1928. Por, qeveria aktuale e presidentit Recep Tayyip Erdogan, kritikohet se po lëkund përkushtimin ndaj laicizmit që ka treguar historikisht vendi i tij. Një masë e re e qeverisë së tij është ndalimi i mësimit të evolucionit në shkollat e mesme.
Nxënësit turq që do të hyjnë në shkollat e mesme nuk do të mësojnë më teorinë e Darvinit për prejardhjen e përbashkët të të gjitha specieve. Është një ide e thjeshtë që përbën bazat e studimit të jetës në Tokë dhe më tej.
Në pjesën shpjeguese të vendimit të saj, qeveria thotë se studentët “nuk kanë njohuritë e duhura shkencore dhe kontekstin informativ të nevojshëm për ta kuptuar” këtë teori.
“U përpoqëm t’i zhvendosim këto tema tek nivelet më të larta edukative, ose i lamë jashtë disa prej temave më të debatueshme”, thotë Alpaslan Durmus, anëtar i Bordit të Arsimit të Turqisë.
Disa kritikë thonë se rezultati praktik do të jetë se fëmijët turq nuk do të marrin arsimin e duhur për të konkurruar në skenën globale.
“Sistemi arsimor turk është shumë i dobët për shkencat bazë. Në provimet kombëtare dhe ndërkombëtare, qoftë për matematikën, fizikën, kiminë apo biologjinë, nxënësit që kalojnë janë një përqindje tepër e vogël. Nëse nuk i arsimojmë fëmijët tanë, brezin e ardhshëm, për shkencën, evolucionin dhe Darvinin, si mund të pretendojmë se vendi është i ndriçuar nga pikëpamja shkencore dhe se debatohet me shkencëtarët për të ardhmen?”, thotë studiuesi laik Alaattin Dincer.
Kritikët thonë se Presidenti Erdogan synon të rrënjosë identitetin islam në shoqërinë turke.
Por, ashtu si edhe studiuesit katolikë, shumë teologë të islamit thonë se evolucioni dhe islami mund të bashkëjetojnë lehtësisht.
“Nëse diçka përmban një të vërtetë shkencore, atëherë nuk mundesh ta kundërshtosh. Nëse evolucioni është një e vërtetë shkencore që ekziston në natyrë, atëherë askush nuk mundet t’i kundërvihet. Pasi është e vërteta. Trillimi nuk mundet të mbulojë një gënjeshtër. Një besim fetar nuk mundet të shkatërrojë të vërtetën. Madje, sipas besimit tim, e vërteta shkencore përkthehet në të vërtetë fetare. Nuk kontradiktojnë njëra-tjetrën”, thotë teologu mysliman, Ihsan Eliacik.
Ky debat është vetëm kapitulli më i ri i një dialogu të brendshëm që Turqia moderne është duke zhvilluar që nga viti 1923. Ndërsa nuk është e qartë se në ç’drejtim do ta çojë vendin Presidenti Erdogan, deri më tani të humburit e vërtetë janë fëmijët turq të interesuar për të mësuar rreth biologjisë. /VoA/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëA po shkojnë Ukraina dhe Rusia drejt bisedimeve?
“Thellohet misteri” – bleu apo jo SHBA-ja, 81 aeroplanë të vjetër sovjetikë nga Kazakistani?
Nga Kievi, sekretari britanik konfirmon dy paketa tjera të mëdha ndihma ushtarake për Ukrainën
Çfarë thuhet në alarmin e NATO-s për aktivitetet 'armiqësore' ruse në Evropë?
Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur
Aktivistja nga Arabia Saudite dënohet me 11 vjet burgim "për shkak të veshjes"
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Bëhen bashkë pas dy vitesh Blero e Afrona Dika
Çfarë thuhet në alarmin e NATO-s për aktivitetet 'armiqësore' ruse në Evropë?
“Thellohet misteri” – bleu apo jo SHBA-ja, 81 aeroplanë të vjetër sovjetikë nga Kazakistani?
Nga qershori Aeroportit të Prishtinës i shtohet edhe një linjë e re fluturimi
Xhaka me Bayer Leverkusenin hap të madh drejt finales, Roma bie në ‘Olimpico’
"Nuk ka mbaruar ende, na duhet edhe një gol kundër Romës për finale" - Xhaka flet pas fitores së madhe