Në Prizren sot do të hapet panairi “Shoping Fest”. Ky panair organizohet për herë të parë dhe pritet të jetë tradicional.

Panairi do të jetë i hapur deri më 26 prill dhe është organizuar nga Shoqata e biznesmenëve dhe zejtarëve ESNAF nga Prizren.


Aty pritet të marrin pjesë 60-70 kompani me prodhimet e tyre vendore. /Telegrafi/