LAJMI I FUNDIT:

Prizren, lansohet ueb-faqja e re për turizmin

Prizren, lansohet ueb-faqja e re për turizmin

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka sot së bashku me drejtoreshën e Drejtorisë së Turizmit dhe Zhvillimit Ekonomik, Sevil Kazaz kanë bërë lansimin e “Ueb-faqes së Turizmit për Komunën e Prizrenit” : https://visit-prizren.com/.

Në këtë ueb faqe mund të gjenden videot përshkruese të qytetit, informatat e hollësishme rreth arritjes në Prizren, broshura informuese, harta të monumenteve kulturore e historike, evente, destinacione dhe oferta turistike, e shumë fusha të tjera që lidhen me zhvillimin e turizmit.


Në një fjalë rasti kryetari Haskuka deklaroi se turizmi është një ndër sektorët më të prekur nga pandemia COVID-19, por theksoi se kjo periudhë e krizës mund të shfrytëzohet për t’i adresuar nevojat e këtij sektori.

“Sipas analizës që është bërë në kuadër të strategjisë së turizmit në Komunën e Prizrenit, një nga nevojat e sektorit të turizmit ishte qasja në informata, e cila do të plotësohet nga kjo ueb-faqe. Gjatë kohës së pandemisë turizmi i brendshëm po e merr primatin, për këtë arsye ne shpresojmë që kjo ueb-faqe po ashtu do të ndikojë në ngritjen e vizitave nga Kosova, Shqipëria, Maqedonia e Veriut dhe nga vendet e rajonit”.

Duke theksuar se pandemia ka shkaktuar dëme të mëdha në fushën e turizmit, Haskuka shtoi se puna e Komunës së Prizrenit në këtë sektor nuk do të ndalet, ngase në periudhë afatgjate turizmi është një ndër sektorët e ekonomisë që krijon më së shumti vende të reja pune.

Në trend Lajme

Më shumë
Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Arsim
Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Arsim
A do t'i

A do t'i "shpëtojë" Albin Kurti Asociacionit të komunave me shumicë serbe, flasin analistët

Lajme
​Kurti: Anëtarësimi në KiE, hapi i parë drejt bashkimit me familjen evropiane

​Kurti: Anëtarësimi në KiE, hapi i parë drejt bashkimit me familjen evropiane

Lajme
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Inspektorati i Prishtinës në aksion, shqipton gjoba e konfiskon targa

Inspektorati i Prishtinës në aksion, shqipton gjoba e konfiskon targa

Prishtina
Kalo në kategori