LAJMI I FUNDIT:

Pritjes i erdhi fundi – këta janë fituesit e bursave në Akademinë Evolucion, drejtimi Dizajn Enterieri

Pritjes i erdhi fundi – këta janë fituesit e bursave në Akademinë Evolucion, drejtimi Dizajn Enterieri

Për afro një muaj Akademia EVOLUCION, drejtimi Dizajn Enterieri, ka hapur thirrjen për aplikim për 3 bursa të plota shkollimi (100%) për të gjithë të interesuarit.

Sot, pas shqyrtimit të hollësishëm të më shumë se 40 aplikacionesh nga nxënës nga e mbarë Kosova, komisioni vlerësues për përzgjedhjen e fituesve të bursave ka bërë të ditur se fitues janë kandidatët si vijon:

– Donjeta Lipaj nga komuna e Istogut, nxënëse e shkollës “Haxhi Zeka”

– Pajazit Deliu nga komuna e Prishtinës, nxënës i shkollës “Ahmet Gashi”

– Idea Shefkiu nga komuna e Gjilanit, nxënëse e shkollës së mesme të artit pamor, “Adem Kastrati”

Akademia EVOLUCION është shprehur tejet e lumtur se ka mundur të ofrojë 3 bursa për këta kandidatë të shkëlqyer, të cilët padyshim kanë të ardhme premtuese.

Ata gjithashtu kanë falënderuar të gjithë aplikuesit të cilët zgjodhën Akademinë EVOLUCION si universitetin e tyre.

Me këtë rast, ata kanë dhënë edhe një lajm të mirë! Pas shqyrtimit të të gjitha aplikacioneve,  komisioni vlerësues ka vendosur që 5 aplikuesve të tjerë në radhë në bazë të rangimit, t’u ofrohen bursa 20%.

Këta kandidatë janë:

– Diellza Uka

– Adonesa Idrizi

– Elvira Muharremi

– Emela Beqiri

– Faik Mziu

Artikull i sponzorizuar