LAJMI I FUNDIT:

A pritet të konstituohen katër kryetarët e komunave veriore të Kosovës? – Analistët shprehen skeptik, thonë se mund të ketë zgjedhje të reja

A pritet të konstituohen katër kryetarët e komunave veriore të Kosovës? – Analistët shprehen skeptik, thonë se mund të ketë zgjedhje të reja

Pas zgjedhjeve të 23 prillit janë zgjedhur katër kryetarët e komunave të cilët janë certifikuar më 28 prill, në të njëjtën ditë është certifikuar edhe asambleja komunale e Zveçanit, ndërsa më 4 maj është certifikuar asambleja komunale e Leposaviqit. Por, për shkak të përqindjes së ultë të daljes së votuesve ende nuk dihet nëse do të konstituohen katër kryetarët e komunave veriore si dhe dy asambletë komunale, Zveçan dhe Leposaviq vlerësojnë njohësit e fushës, Dritëro Arifi dhe Arton Demhasaj.

Dritëro Arifi për Telegrafin ka thënë se sipas ligjit për vetëqeverisje lokale 15 ditë nga data e certifikimit të zgjedhjeve duhet të mblidhen dhe të inaugurohen kuvendet komunale.

Sipas tij, ende nuk ka ndonjë informatë nëse do mund të konstituohen katër kryetarët dhe dy asambletë komunale.

“Sipas ligjit për vetëqeverisje lokale 15 ditë nga data e certifikimit të zgjedhjeve duhet të mblidhen dhe të inaugurohen kuvendet komunale, që i bie në dy komunat që janë zgjedhur dhe asambletë komunale, e që i bie brenda 15 dite, më 12 maj. Dy kuvendet komunale që janë zgjedhur nga këto zgjedhje të jashtëzakonshme e që po shihet që nuk do të ndodh të paktën deri më tash nuk kemi ndonjë informatë të tillë”, ka thënë Arifi.

Dritëro Arifi, analist

Ai theksoi se duke u bazuar në Ligjin për Vetëqeverisje Lokale që nga data e certifikimit brenda 30 dite duhet të japin betimin kryetarët e zgjedhur, e që sipas tij “kjo po shihet që është shumë larg në horizont”.

“Edhe për kryetarët e komunave sa i përket Ligjit për Vetëqeverisje Lokale, pavarësisht çka thotë qeveria, ne duhet t’i referohemi ligjeve zyrtarë aktuale në Republikën e Kosovës thuhet që nga data e certifikimit brenda 30 dite duhet të japin betimin apo deklarata solemne e kryetareve të zgjedhur, që i bie më së largu deri më 28 maj duhet të betohen para kuvendeve komunale, dhe kjo po shihet që është shumë larg në horizont”, ka thënë Arifi.

Arifi gjithashtu potencoi se zgjedhje do të ketë, por që siç tha ai nuk mund ta di se kur do të mbahen.

“Varet nga marrëveshjet politike nëse do të zbatohen dhe nëse do të merren vesh për çështjet që janë zotuar që do ta zbatojnë marrëveshjen e Brukselit dhe Ohrit brenda muajit shtator apo dhe më herët të kemi zgjedhje në këto katër komuna veriore…edhe nëse këta kryetar betohen prapë puna e tyre do të jetë zakonisht shumë e zbehtë dhe shumë e pamundur nga popullata lokale atje”, ka thënë ndër të tjera Arifi.

Edhe Arton Demhasaj nga organizata “Çohu” theksoi se duke marr parasysh mungesën e legjitimitetit të zgjedhjeve që janë mbajtur, vështirë që mund të pritet që katër kryetarët e rinj të dekretohen.

Demhasaj tha se Qeverisë së Kosovës po i bëhet presion nga Bashkimi Evropian (BE) që këto mandate të kryetarëve të digjen.

“Dhe vet kryeministri ka thënë në një mënyrë që këta nuk janë kryetar siç e tha ai me U të madhe, por me u të vogël. E kjo i bie që diçka nuk është në rregull me këtë proces, shto këtu edhe kërkesat zyrtare që këshilltari i kryeministrit, e pranoi që ka presion nga BE-ja që këto mandate duhet të digjen”, tha ai.

Po ashtu, Demhasaj u shpreh se: “Çështja tjetër që lidhet me vështirësitë e marrjes së mandatit dhe ushtrimit të detyrës, duke marrë parasysh që do të ketë angazhim të grupeve kriminale serbe në veri që me e pengu mandatin e tyre, e që mund ta dërgoj vendin në një eskalim të situatës atje. Edhe Lajçak tha se thjesht në veri situata është se a duan konfrontim apo përmirësim…dhe ai tha se duhet përmirësim dhe rregullim të marrëdhënieve atje. Krejt këto nëse i marrim e i analizojmë, me shumë gjasë nuk do të ketë dekretim të kryetareve të rinj”.

Arton Demhasaj nga organizata “Çohu”

Më tutje ai deklaroi se gjithmonë ka qenë i mendimit që në veri nuk do të mund të mbahen zgjedhje nëse nuk ka ndonjë marrëveshje politike mes dy palëve me ndërmjetësim të Brukselit.

“Këtë e kam prit në takimin e marsit kur është prit zbatimi i planit të marrëveshjes së 27 shkurtit që do të ketë një marrëveshje për mbajtjen e zgjedhjeve, por si duket s’ka pas një marrëveshje”, u shpreh ndër të tjera Demhasaj.

Ndryshe, zgjedhjet në katër komunat veriore të vendit janë mbajtur më 23 prill.

Sipas ligjit për Vetëqeverisje Lokale Neni 57.1 thuhet se: “Kryetari që dështon ta japë betimin brenda një (1) muaji nga certifikimi i rezultateve të zgjedhjeve e humbet mandatin.

Ndërsa Neni 42.1 për asambletë komunale bën të ditur se: Kuvendi i komunës e mban mbledhjen inauguruese brenda pesëmbëdhjetë (15) ditësh nga dita e certifikimit të rezultateve të zgjedhjeve.

Neni 42.2 – Mbledhja inauguruese e kuvendit të komunës thirret nga kryetari (aty ku është zgjedhur) brenda pesëmbëdhjetë (15) ditësh nga dita e certifikimit të rezultateve të zgjedhjeve.

Neni 42.3 Nëse kryesuesi i Kuvendit të Komunës nuk e thërret mbledhjen sipas detyrës në paragrafin 2 të këtij neni, mbledhja inauguruese e kuvendit të komunës mund të thirret nga anëtari më i vjetër i zgjedhur i kuvendit komunal, brenda pesëmbëdhjetë (15) ditësh nga data kur kryetari është dashur të thirr mbledhjen inauguruese të kuvendit të komunës.

Neni 42.4 Nëse anëtari më i vjetër i kuvendit nuk e thërret mbledhje sipas detyrës së tij në paragrafin 3 të këtij neni, mbledhja inauguruese e kuvendit të komunës mund të caktohet me iniciativë të shumicës së anëtarëve të zgjedhur të kuvendit të komunës.

Neni 42.5 Mbledhjet e kuvendit të komunës që mbahen para zgjedhjes së kryesuesit të kuvendit të komunës kryesohen nga anëtari më i moshuar i kuvendit të komunës që është i pranishëm në mbledhje. /Telegrafi/ 

Në trend Lajme

Më shumë
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Lajme
Hamza: Jam më i mirë se Kurti në qeverisje, kam përvojë më shumë se Abdixhiku - Haradinaj s’do të jetë kryeministër

Hamza: Jam më i mirë se Kurti në qeverisje, kam përvojë më shumë se Abdixhiku - Haradinaj s’do të jetë kryeministër

Lajme
Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës,

Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës, "Octopus": Urgjentisht të koordinohen veprimet me ndërkombëtarët

Siguri
Nënkryetarja e PE-së e thotë hapur se BE-ja gaboi me masat ndaj Kosovës, tregon pse po amnistohet Serbia

Nënkryetarja e PE-së e thotë hapur se BE-ja gaboi me masat ndaj Kosovës, tregon pse po amnistohet Serbia

Lajme
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Tha se ditë të vështira e presin Serbinë, Vuçiq: Nesër ose pasnesër i merrni përgjigjet

Tha se ditë të vështira e presin Serbinë, Vuçiq: Nesër ose pasnesër i merrni përgjigjet

Lajme
Kalo në kategori