LAJMI I FUNDIT:

Priten sekuestrime të reja në veri, pronë e Milan Radoiçiqit

Priten sekuestrime të reja në veri, pronë e Milan Radoiçiqit

Gjatë ditës së sotme në veri pritet të sekuestrohen disa prona të nënkryetarit të Listës serbe, i cili ishte pjesë e grupit terrorist në sulmin e fundit që ndodhi në fshatin Banjsk të Zveçanit.

Sipas burime të Telegrafi pritet të sekuestrohen vilë, lokal dhe një penthouse (banesë), pronë e Milan Radoiçiqit.


Ndërkaq, në operacionin e sotëm i cili u zhvillua në pesë lokacione në tri komunat veriore po ashtu janë sekuestruar vetura, motor dhe si dhe një anije e vogël (për liqen),  motor-skaf.

Operacioni policor në veri, sekuestrohen dy vetura dhe një motor me targa të Serbisë
Lexo po ashtu Operacioni policor në veri, sekuestrohen dy vetura dhe një motor me targa të Serbisë

“Në pesë pika ku është bërë kontrolli janë sekuestruar automjete, motor, anije e vogël për liqen dhe planifikohet të sekuestrohet një vilë, lokal dhe një penthouse-banesë pronë e Milan Radoiciq”, ka thënë një burim për Telegrafin.

Ndryshe, Policia e Kosovës përmes një njoftimi zyrtarë ka bërë të ditur se këto urdhër kontrolle po zbatohen në koordinim me EULEX-in dhe KFOR-in. /Telegrafi/