Prishtinës i dështon transferimi, Merlaku kthehet te Dukagjini

Edhe pse u zyrtarizua si lojtar i Prishtinës muaj më parë, sulmuesi nuk do të mund të luajë për skuadrën kryeqytetase, transmeton Telegrafi.
Prishtina u mundua ta bindë skuadrën e Dukagjinit për fletlëshimin e lojtarit, por në fund dështoi në përpjekje dhe Merlaku do të kthehet përsëri në skuadrën amë.
21-vjeçari do të luajë edhe për gjashtë muaj të tjerë te Dukagjini i Klinës, para se të zyrtarizohet në verë si lojtar i Prishtinës. /Telegrafi/

Nga
Telegrafi
04/02/2015
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Real Estate


















































