LAJMI I FUNDIT:

Prishtinë, tentoi të vrasë policët, gjykata i cakton një muaj paraburgim

Prishtinë, tentoi të vrasë policët, gjykata i cakton një muaj paraburgim

Gjykata Themelore në Prishtinë ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore në Prishtinë, për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurit Y.D, për shkak se ekziston dyshimi i bazuar se i njëjti ka kryer veprën penale vrasje e rëndë në tentativë, mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve dhe veprën penale blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge.

Sipas komunikatës të dërguar për media të kësaj gjykate, të pandehurit Y.D i është caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej një muaji, transmeton Kosovapress.


“I pandehuri Y.D dyshohet se me dt. 17.08.2017 rreth orës 15.00 në rrugën Vjosa në Fushë Kosovë, i pandehuri ka tentuar t’i privon nga jeta personat zyrtar gjatë ushtrimit të detyrës zyrtare, në atë mënyrë që në momentin kur njësia policore kishte shkuar në shtëpinë e tij për shkak të një dhune në familje, i njëjti kishte dalë nga shtëpia dhe kishte shtënë me armë zjarri – tri gjuajtje / plumba në drejtim të njësisë policore dhe në momentin kur policia i kishte dhënë urdhër ta lëshoj armën dhe të dorëzohet, i pandehuri Y.D kishte ikur në drejtim të panjohur. Gjykata ka konstatuar se kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurit E.T është masë adekuate dhe e domosdoshme në këtë fazë të procedurës, për sigurimin e pranisë së tij në procedurën penale dhe zhvillimin e pa penguar të procedurës”, thuhet në komuikatë. /Telegrafi/