Një grua ka raportuar se përmes rrjeteve sociale në vazhdimësi është ngacmuar nga një shtetas i Serbisë.

Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se rasti ka ndodhur të martën rreth orës 14:00 në veri të Mitrovicës.


Tutje thuhet se rasti është duke u hetuar nga ekipet relevante policore.

“Mitrovicë Veri 08.09.2026-14:00. Ankuesja femër kosovare ka raportuar se përmes rrjeteve sociale në vazhdimësi është ngacmuar nga i dyshuari mashkull shtetas i Serbisë. Rasti është duke u hetuar nga ekipet relevante policore”, thuhet në raport.