Prishtina ka bërë sot (e shtune) një vlerësim për punën e Armend Dallkut në edicionin e tij t parë si trajner.

Pasi u pensionua nga futbolli, Dallku vendosi që të drejtonte bardhekaltrit, duke arritur që të përfundonin në vendin e katërt në Superligë dhe fituan Kupën e Kosovës.

Prishtina e ka vlerësuar këtë sezon të trajnerit të tyre në përqindje prej 72, derisa janë të kënaqur me punën e tij.

Armend Dallku, 72% i suksesshëmDallku ka udhëhequr skuadrën në 35 ndeshjePrishtinë, 1 gusht 2020 – Kryetrajneri…

Publiée par FC Prishtina sur Samedi 1 août 2020

Armend Dallku, Prishtinën e ka udhëhequr në 35 ndeshje zyrtare, kampionat – kupë duke arritur sukses të përgjithshëm prej 72% të rezultatit të përgjithshëm pozitiv.

Në 35 ndeshje, ka fituar 23 sosh, 7 ka barazuar dhe ka pësuar vetëm 5 humbje me goldallim +48, 73:25.

Në kampionat i ka prirë skuadrës në 29 ndeshje, ka arritur 17 fitore, 7 barazime dhe 5 humbje me goldallim +35, 57:22. Në Kupë nga 6 ndeshje ka po aq fitore me goldallim +13, 16:3.

Armend Dallku, që në edicionin e tij të parë, si kryetrajner i tretë i skuadrës i cili mori skuadrën pas katër ndeshjeve, ka përfunduar i 4-ti në kampionat, por ka fituar Kupën e çmuar të Republikës.

Përndryshe, me skuadrën më së shumti paraqitje pas luftës si trajner është Ajet Shosholli me 134 ndeshje (64,6%).

Nga trajnerët që kanë udhëhequr më shumë se 30 ndeshje dhe kanë përqindjen më të lartë është Fadil Muriqi, 76% (32 ndeshje). /Telegrafi/