Mysafirët nga Ferizaj i befasuan prishtinasit duke e fituar çerekun e parë me dy pikë epërsi 17-19, mirëpo kjo vetëm se i nxiti vendasit që t’i ndiznin motorët dhe t’i fitonin çerekët e tjerë me epërsi të lartë, duke e përmbyllur këtë ndeshje me një fitore tjetër.

Është interesant fakti se sonte te Sigal Prishtina shënuan të gjithë lojtarët që ishin të regjistruar për këtë ndeshje, ndërsa më i miri ishte kapiteni Edmond Azemi, që për pak sa nuk realizoi ‘triple-double’ me 14 pikë, 10 kërcime dhe 7 asistime.


Tek mysafirët u dalluan Donald Lawas me 26 pikë dhe Fisnik Juniku me 15 sosh.

Pas kësaj fitoreje, Prishtina rikthehet në pozitën e parë me 14 pikë, e ndjekur nga Peja me 13 pikë. /Telegrafi/ 

sigalkastr2.JPG

telegrafi sport app