LAJMI I FUNDIT:

Prishtina përballet me Barcelonën në Ligën e Kampionëve në futsall

Prishtina përballet me Barcelonën në Ligën e Kampionëve në futsall
Foto: FC Prishtina Futsal/Facebook

Mabetex Prishtina ka mësuar kundërshtarin për rrethin e 1/16 së finales në Ligën e Kampionëve në futsall.

Skuadra nga kryeqyteti kishte eliminuar Tiranën, për të kaluar në raundin e 16 skuadrave më të mira, mirëpo aty do të ketë një kundërshtar të vështirë.


Prishtina do të luajë përballë Barcelonës në garën më të madhe për klube në Evropë në futsall.

Shorti ka caktuar që prishtinasit të kenë si kundërshtar në këtë raund skuadrën e Barcelona Lassa.

Takimi do të zhvillohet në Spanjë, në shtetin që ende nuk e njeh vendin tonë si shtet të pavarur. /Telegrafi/