LAJMI I FUNDIT:

Prishtina ndanë dhurata modeste për personat e moshuar në shtëpinë e pleqve

Prishtina ndanë dhurata modeste për personat e moshuar në shtëpinë e pleqve

Klubi futbollistik nga kryeqyteti, Prishtina, ka ndarë sot (e hënë) dhurata për personat e moshuar dhe pa përkujdesje familjare.

Prishtina e ka mbyllur vitin 2018 si lider i Ipko Superligës së Kosovës, duke u shpallur kampion vjeshtor.


Megjithatë, klubi më i trofeshëm kosovar është treguar kampion i vërtetë edhe jashtë fushës.

Klubi bardhekaltër të udhëhequr nga kryetari Remzi Ejupi, së bashku me një pjesë të kryesisë dhe disa futbollistë kanë vizituar Shtëpinë e Pleqve në Prishtinë.

Vizita e Prishtinës kishte karakter solidarizues pasi ndanë dhurata për personat e moshuar dhe pa përkujdesje familjare.

Në ditët e fundit të vitit 2018, Prishtina u mundua sado pak tua shtojë gëzimin këtyre personave, teksa anëtari i kryesisë, njëherit këngëtari i njohur Afrim Muçiqi u përkujdes tua këndoj disa këngë.

Postimi pa ndërhyrje i Prishtinës:

U ndanë dhurata modeste për personat e moshuar dhe pa përkujdesje familjare

Prishtinë, 31 dhjetor 2018 – Në ditën e fundit të ndërrimit të vitit, pa dyshim, dhe fatkeqësisht, më të vetmuarit janë personat e moshuar dhe pa përkujdesje familjare. Andaj, me këtë rast, FC Prishtina ka vizituar sot në shtëpinë e cila përkujdeset për ta, duke iu ofruar sa do pak dashuri dhe për disa çaste të bëjnë të harrojnë vetminë e pa të afërmve të tyre, duke iu dhuruar pak gëzim e pak dhurata simbolike.

Sidomos moment gazmor ishte interpretimi i disa këngëve nga Afrim Muçiqi. Ishin ato minuta që edhe të vizituarit e edhe vizitorët e në vigjilje të natës më të gjatë, të bashkë ndjejnë sado pak çaste të lumtura.

Në fund nga ndarja ishin mysafirët më të pikëlluar, por shumë më të vetëdijshëm për tretmanin e më të dashurve tanë të vjetër në moshë e të cilët ata tani ishin më të mrekulluar që megjithatë nuk i harron shoqëria, nuk i harrojmë ne.

Urimi ishte kuptimplotë – të Gëzojmë edhe një Vit tjetër të Ri dhe pas një viti sërish të takoheshim e njëri tjetrin mos ta harrojmë!

/Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Zbulohen dy kërkesat që Laporta ia bëri Xavit në një takim urgjent – ​​njëra ka të bëjë me Guardiolën

Zbulohen dy kërkesat që Laporta ia bëri Xavit në një takim urgjent – ​​njëra ka të bëjë me Guardiolën

La Liga
Rebelohet një lojtar në zhveshtoren e Real Madridit, Ancelotti nuk mund ta menaxhojë më

Rebelohet një lojtar në zhveshtoren e Real Madridit, Ancelotti nuk mund ta menaxhojë më

La Liga
Alvaro Morata po vuan pasojat e “sëmundjes më të dhimbshme të njohur”

Alvaro Morata po vuan pasojat e “sëmundjes më të dhimbshme të njohur”

La Liga
Real Madridi i mbipopulluar në mesfushë - kush qëndron e kush mund të largohet

Real Madridi i mbipopulluar në mesfushë - kush qëndron e kush mund të largohet

La Liga

"Mendova se mi theu të gjithë dhëmbët" - Evander Holyfield zbuloi se cili boksier e goditi më fort

Boks
E kryer: Barcelona merr vendim final për Xavin

E kryer: Barcelona merr vendim final për Xavin

La Liga
Kalo në kategori