LAJMI I FUNDIT:

Prishtina ‘mbulohet’ nga mbeturinat, komuna thotë se kompania ka nisur pastrimin në tërësi

Prishtina ‘mbulohet’ nga mbeturinat, komuna thotë se kompania ka nisur pastrimin në tërësi

Prishtina është e stërmbushur nga kontejnerë me mbeturina. Kjo pasi deponia për mbeturina në këtë komunë është mbyllur për një ditë, ndaj kompania pastrimi nuk ka bërë grumbullimin e mbeturinave me arsyetimin se nuk ka ku t’i zbrazë kamionët.

E Komuna e Prishtinës përmes një komunikate për media të martën, ka thënë se janë të vetëdijshëm për situatën jo të këndshme të shkaktuar.


Por, sipas tyre, ndërmarrja “Pastrimi” tani është në terren me të gjitha kapacitetet e saj dhe se pas orës 16:00 qendra do të pastrohet në tërësi.

Prishtina stërmbushet me mbeturina
Lexo po ashtu Prishtina stërmbushet me mbeturina

“Për arsye të obligimeve të NP “Pastrimi” ndaj deponisë, kjo e fundit është bllokuar për një ditë dhe ka rezultuar në krijimin e gjendjes së tillë. Mirëpo, NP “Pastrimi” është tani në terren me gjithë kapacitetin e saj dhe besojmë se deri pas orës 16:00, qendra do të pastrohet në tërësi. Ju falënderojmë për mirëkuptim”, thuhet në njoftimin e komunës.

Mbeturinat në Prishtinë

Ndryshe, edhe nënkryetari i Prishtinës, Alban Zogaj, të martën ka kërkuar ndjesë për stërmbushjen e kryeqytetit me mbeturina.

“Kërkojmë falje për këtë gjendje! Kompania për menaxhimin e deponive nuk po e lejon Kompaninë ‘Pastrimi’ të bëj zbrazjen e mbeturinave, për shkak të borxhit që kjo e fundit i ka të parës! Jemi duke e zhbllokuar këtë situatë, në mënyrë që të vazhdojmë me grumbullim të mbeturinave”, ka shkruar ai në Twitter. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Arsim
A do t'i

A do t'i "shpëtojë" Albin Kurti Asociacionit të komunave me shumicë serbe, flasin analistët

Lajme
Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Arsim
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
​Kurti: Anëtarësimi në KiE, hapi i parë drejt bashkimit me familjen evropiane

​Kurti: Anëtarësimi në KiE, hapi i parë drejt bashkimit me familjen evropiane

Lajme
Ndalohet një shtetas i Kosovës në Maqedoni, kërkohej nga Interpoli

Ndalohet një shtetas i Kosovës në Maqedoni, kërkohej nga Interpoli

Kronikë e Zezë
Kalo në kategori