Bardh e kaltërtit nga kryeqyteti kosovar, gjenden në Grupin D të Ligës Ballkanike me katër pikë të tubuara sa kanë edhe vendasit e Sutjekes, transmeton Telegrafi.

Prishtinasit kërkojnë fitore nga kjo përballje, pasi synimi i tyre është që të kualifikohen për në garat e ‘Play – Off’-it.


Prishtina deri më tani në fazën e dytë ka një fitore dhe dy humbje, ndërsa deri në fund kanë edhe tri ndeshje për t’i zhvilluar.

Dy fitore i mjaftojnë finalistëve të vitit të kaluar për t’u kualifikuar në ‘Play-Off’, dhe natyrisht një fitore eventuale ndaj Sutjekes do të ishte tejet e mirëseardhur për prishtinasit. /Telegrafi/ 

telegrafi sport app