LAJMI I FUNDIT:

Prishtina Football Fest risjell emocionet e Europianit në sheshin “Xhorxh Bush”

Prishtina Football Fest risjell emocionet e Europianit në sheshin “Xhorxh Bush”

Prishtina Football Fest, në bashkëpunim me Artmotion – Transmetuesi zyrtar dhe i vetëm i Euro 2024, organizon ngjarjen e vitit, tashmë traditë shumëvjeçare e KD Events & Communications, me organizime unike dhe madhështore në zemër të Prishtinës, në një skenë gjigante dhe spektakolare në Sheshin “Xhorxh Bush”. 

Me një përvojë 12 vjeçare në organizimin e transmetimeve të drejtpërdrejta, duke përfshirë “EURO 2020”, “EURO 2016” dhe të gjitha ngjarjet sportive nga viti 2012 deri në vitin 2021 në sheshet e Prishtinës, si dhe atmosferën e papërshkrushme në secilën ngjarje, KD Events & Communications ju fton nga data 14 qershor që t’i bashkoheni festës së madhe që do të organizohet gjatë gjithë Kampionatit. Në çdo event të organizuar nga Prishtina Football Fest, hyrja për qytetarët është gjithmonë falas, për të festuar të gjithë së bashku. 

Nga data 14 qershor deri më datën 14 korrik, do të transmetohen 51 ndeshje gjatë gjithë Kampionatit Evropian. Në përkrahje të Kombëtares sonë Shqiptare, ju presin super emocione në të gjitha ndeshjet, me një atmosferë si asnjëherë më parë dhe shumë surpriza tjera.

Gjatë ditëve pa ndeshje, KD Events & Communications do të organizojë edhe aktivitete dhe ngjarje tjera për të gjitha grupmoshat dhe preferencat, si muzikë, vallëzim, art, ngjarje sportive dhe shumë aktivititete tjera. Gjithashtu, ju presin edhe shumë lojëra shpërblyese gjatë gjithë kohës.  

Kampionatin Evropian do të mund ta ndiqni në një atmosferë fantastike me argëtim pa limit, pije të ftohta, ushqim dhe shumë aktivitete në sheshin “Xhorxh Bush” dhe me ndjesinë e stadiumit në qendër të Prishtinës, duke përjetuar momente fantastike që nuk do t’i harroni asnjëherë! 

Përjetoni futbollin si kurrë më parë në Prishtina Football Fest. Festojmë së bashku n’Shesh! 

SHOW I VËRTETË, EUROPIANI PA BILETË. 

Për më shumë informacione dhe përditësime rreth ngjarjeve dhe aktiviteteve të rradhës të EURO 2024, ndiqni KD Events & Communications dhe Artmotion në kanalet e tyre zyrtare.

Në trend Ekonomi

Më shumë
Kurti vizitoi vendpunimet e rrugës Kijevë - Zahaq, buxheti i planifikuar për këtë projekt është 46 milionë euro

Kurti vizitoi vendpunimet e rrugës Kijevë - Zahaq, buxheti i planifikuar për këtë projekt është 46 milionë euro

Ekonomi
Shtesat e reja për fëmijë merren nga gushti, ministri Murati tregon se në skemë është një nënë me 10 fëmijë

Shtesat e reja për fëmijë merren nga gushti, ministri Murati tregon se në skemë është një nënë me 10 fëmijë

Ekonomi
Acibadem prin “i pari” në Turqi në kirurgjinë e veshkave

Acibadem prin “i pari” në Turqi në kirurgjinë e veshkave

Acibadem
Mjeku në shtëpi mundësuar nga

Mjeku në shtëpi mundësuar nga "KosovaMed" ofron mbështetje shëndetësore për të moshuarit në shtëpi

KosovaMed Healthcare
Mirëpritje e diasporës si kjo: IP Petrol dhe Heb's hapin dyert në Merdarë!

Mirëpritje e diasporës si kjo: IP Petrol dhe Heb's hapin dyert në Merdarë!

IP Petrol
Ftesë për ofertim: Trajnim për trajnerët në IPKO Telecommunications LLC

Ftesë për ofertim: Trajnim për trajnerët në IPKO Telecommunications LLC

IPKO
Kalo në kategori