LAJMI I FUNDIT:

Prishtina e ngarkuar me vetura, transporti publik shihet si zgjidhje

Prishtina e ngarkuar me vetura, transporti publik shihet si zgjidhje

Prishtina vazhdon të mbetet edhe për një kohë e ngarkuar me automjete shkaku i mungesës së rrugëve në kryeqytet.

Ndërtimi i rrugëve të kryeqytetit cilësohet si jo e mirë nga ekspertët e komunikacionit, shkaku i kësaj kryeqyteti bartë në vete bllokadë të automjeteve gjatë gjithë kohës.


Sipas tyre, vetëm transporti publik e shpëton Prishtinën nga kolonat. Muhamed Krasniqi, ekspert i komunikacionit tha se për shkak të mbingarkesës së automjeteve në rrugët e Prishtinës, qytetarët ballafaqohen gati çdo ditë me kolona dhe tollovi në komunikacion.

Krasniqi, shkaktarë të kolonave e cilësoi mungesën e rrugëve të reja në Prishtinë si dhe ndarjen e automjeteve se cilat duhet të futen ne qendrën e qytetit e cilat jo.

“Për nivelin e rrugëve nuk janë zhvilluar d.m.th. barabarësish rritja e numrit të automjeteve e shoqëruar me ndërtimin e rrugëve te reja dhe në qytete ndodh pastaj të kemi, të krijohet tollovi për shkak të mbingarkesës së rrugëve dhe fluksit të madh të automjeteve e cila nuk është më sikurse në muajt e tjerë vetëm në një afat të caktuara kohore, por pothuajse në qytet ne ballafaqohemi për gjatë gjithë ditës qysh në orët e hershme të mëngjesit dhe deri vonë në orët e vona të mbrëmjes dhe nëpër vikende.

18:57 Mendoj se Kosova është shembull i mirë i i ndërtimit i rrjetit të ri rrugor sa i përket autostradave, mirëpo nuk kemi gjendjen e njëjte sa i përket rrugëve nacionale dhe rrugëve brenda për brenda mjediseve urbane qysh e kemi qytetin, qendrën e qytetit apo zonën e një dhe dy të qytetit. Prandaj e vërejmë më shumë këtë prezencë të madhe të automjeteve, dhe këtu qëndron krejt problemi për shkak se nuk duhet që të gjitha automjetet të lejohen dhe të futen në qendrën e qytetit për të krijuar një tollovi”, tha Krasniqi.

Krasniqi propozoi që qytetarët të mos përdorin automjete brenda rrugëve të qytetit, por të udhëtojnë me forma të tjera të transportit publik.

“Tash nëse e bëjmë një llogari të thjeshtë, 50 automjete nëse janë nga një person në ngasje në drejtim të automjetit motorik atëherë kemi një autobus me 50 udhëtarë qëllimi është që të mos motivohen qytetarët që të përdorin automjetet e kam fjalën për pjesët brenda qytetit, por thjesht të përdoren forma tjera të transportit publik”, shtoi Krasniqi për Kosovapress

Se komunikacioni është i dendur gjatë gjithë kohës, thotë edhe Bekim Ahmeti, ekspert i komunikacionit të Kosovës, sipas tij në kryeqytet nuk duhet të lejohet asnjë ndërtim në zonat urbane të komunikacionit.

Ai thekson se nëse kryeqytetit nuk i ndërtohet transporti hekurudhor, Prishtina do të vazhdojë të këtë kolona të gjata. Zgjidhje momentale, Ahmeti e cilëson transportin publik

“Prishtina e ka nga 10 deri 12 komunikacionin të ngufatur, ne i themi kur është i dendur që është kallaballëk e guzhmë, 08:31 por është i dendur kurse komunikacioni kur lëviz me vështirësi është kategoria E, kurse F është komunikacioni i ngulfatur ku diktohet tempoja e lëvizja katër deri pesë kilometra në orë ku ne çdo ditë e shohim këtë lloj komunikacioni. … Problemi kryesor në qytetin e Prishtinës është transporti publik. … Në qoftë se nuk bëhet transporti hekurudhor të lidhen këto qendra sepse i kemi 120 mijë automjete brenda 24 orëve që hyjnë në Prishtinë. Imagjinoje të dielën Prishtina i kthehet gjendjes vetëm me banorë rezident është problem deri sa të krijohet kjo gjendje do të ketë kolona të tilla, apo edhe një politikë tjetër që duhet të ndjekë qyteti i Prishtinës, që nuk do të lejojë leje ndërtimi në zonën qendër të Prishtinës askund”, tha Ahmeti

Ndërsa, drejtori i Shërbimeve Publike në komunën e Prishtinës, Ilirik Musliu, mohon se projektet për rrugët e Prishtinës nuk kanë të bëjnë fare me tollovinë e komunikacionit, derisa shton se do të vazhdojnë më ndërtimin e rrugëve të reja të Prishtinës.

“Mendoj që vendimi i kryetarit Rama për bllokimin e tre rrugëve “Rexhep Luci”, rrugën “Qamil Hoxha” dhe rrugën e cila të ndërlidhen me oborrin e universiteti të Prishtinës dhe bibliotekës kombëtare nuk kanë të bëjnë fare me komunikacionin apo tollovinë në komunikacion realisht nuk janë rrugë që kanë rol apo ndikojnë në mobilitet janë rrugë të cilat do të kthehen komunitetit, do të i kthehen qytetarit, janë rrugë të cilat do të transformohen me mobilieri urbane me gjelbërim , më kënde që do të shfrytëzohen nga komunitete. … Andaj mendoj që vendime të tilla do të ketë edhe në të ardhmen, por gjithsesi duke ruajtur pjesën e komunikacionit pra mobilitet mos me rënduar atë, gjithsesi do të ketë edhe rrugë alternative të cilat edhe tani janë duke u ndërtuar, por edhe në të ardhmen do të ndërtohen”, tha Musliu.

Përndryshe, Komuna e Prishtinës dje ka marrë vendim për hapjen e rrugëve “Rexhep Luci” dhe “Qamil Hoxha”./kp/

Në trend Lajme

Më shumë
Parlamentari finlandez, Kiljunen: Për keqardhje mosmbështetja e Serbisë për Kosovën në Këshillin e Evropës

Parlamentari finlandez, Kiljunen: Për keqardhje mosmbështetja e Serbisë për Kosovën në Këshillin e Evropës

Lajme
Rama: Problemit të mbeturinave në kryeqytet i erdhi fundi

Rama: Problemit të mbeturinave në kryeqytet i erdhi fundi

Komunat
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Mesiq: Vuçiq si Millosheviqi, por “Serbia e Madhe” nuk do të bëhet

Mesiq: Vuçiq si Millosheviqi, por “Serbia e Madhe” nuk do të bëhet

Lajme
“Kursi më i vështirë i ushtrisë, stërviten deri në rraskapitje”, oficeri i FSK-së përfundon me sukses trajnimin Ranger në ShBA

“Kursi më i vështirë i ushtrisë, stërviten deri në rraskapitje”, oficeri i FSK-së përfundon me sukses trajnimin Ranger në ShBA

Siguri
Zëdhënësi i Qeverisë i kundërpërgjigjet Listës Serbe: Kamerat në veri janë në shërbim të sigurisë publike

Zëdhënësi i Qeverisë i kundërpërgjigjet Listës Serbe: Kamerat në veri janë në shërbim të sigurisë publike

Lajme
Kalo në kategori