LAJMI I FUNDIT:

Prishtina e mbuluar me borë, pamje nga kryeqyteti

Prishtina e mbuluar me borë, pamje nga kryeqyteti

Ditët e para të prillit mbuluan vendin me borë, pas një dimri të butë dhe pa reshje.

E dimri duket se u rikthye për disa ditë në prill, ndërsa pamjet tregojnë se në shumicën e qyteteve në vend ka pasur reshje të dendura bore.


Reshje të dendura të borës, pamje nga Gjilani, Mitrovica, Podujeva e Obiliqi
Lexo po ashtu Reshje të dendura të borës, pamje nga Gjilani, Mitrovica, Podujeva e Obiliqi

Fotografi i Telegrafit, Ridvan Slivova ju sjell fotografi nga kryeqyteti, gjersa Policia e Kosovës ka u ka bërë thirrje qytetarëve që kenë kujdes gjatë vozitjes për shkak të ngricave në rrugë.

E për shkak të reshjeve të dendura një lis ka rënë sot në orët e hershme të mëngjesit në rrugë tek parku i qytetit, duke bllokuar njëkohësisht edhe qarkullimin e qytetarëve dhe të veturave por që fatmirësisht nuk ka të lënduar.

E kryetari i komunës së Prishtinës, Përparim Rama ka bërë të ditur se janë mobilizuar të gjitha ekipet për të siguruar që rrugët të jenë të sigurta për qarkullim.

Ai përmes një postimi në rrjetin social në Facebook ka bërë thirrje që qytetarët të shtojnë kujdesin në komunikacion.

“Në terren. Ekipet fantastike të #kryeqytetit janë mobilizuar për t’u siguruar që rrugët të jenë të sigurta për qarkullim. Ju bëjë thirrje qytetarëve tanë të shtojnë kujdesin në komunikacion. Në çdo kohë, në çdo vend – për #kryeqytetin. #prishtinapraktike”, ka shkruar Rama në Facebook.

Mot i ngjashëm pritet të mbajë gjatë dy ditëve në vijim. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Vuçiq e quan “hipokrit” reagimin e ndërkombëtarëve për ndalimin e qytetarëve të Kosovës

Vuçiq e quan “hipokrit” reagimin e ndërkombëtarëve për ndalimin e qytetarëve të Kosovës

Lajme
Britania e Madhe reagon për protestën para Bashkisë së Tiranës: Molotovi nuk ka vend në demokraci

Britania e Madhe reagon për protestën para Bashkisë së Tiranës: Molotovi nuk ka vend në demokraci

Lajme
11-vjet nga marrëveshja e nënshkruar nga Thaçi dhe Daçiq, deklarohet Stano: Themelimi i Asociacionit, ndër çështjet më urgjente

11-vjet nga marrëveshja e nënshkruar nga Thaçi dhe Daçiq, deklarohet Stano: Themelimi i Asociacionit, ndër çështjet më urgjente

Lajme
​Kurti ironizon me ushtrimet e ushtrisë serbe: Paraqesin ndotje të ajrit e tokës

​Kurti ironizon me ushtrimet e ushtrisë serbe: Paraqesin ndotje të ajrit e tokës

Siguri
SHBA-ja synon ta

SHBA-ja synon ta "fortifikojë" Ballkanin Perëndimor

Lajme
Haradinaj kritikon ashpër Kurtin: Autostrada e Dukagjinit do të ndërtohet herëdokur

Haradinaj kritikon ashpër Kurtin: Autostrada e Dukagjinit do të ndërtohet herëdokur

Politikë
Kalo në kategori