Për herë të parë në histori të futbollit kosovar një finale zhvillohet në një tjetër shtet.

Prishtina dhe Drita që po ndodhen në Antalya do ta zhvillojnë finalen e Superkupës së Kosovës.


Prishtina në këtë takim do të jetë pa dy sulmuesit afrikan, Otto John e Guathier Mankenda që nuk arritën të pajisen me viza.

132562515 10159534845813538 1518942705925211601 o

Ndërkohë trajneri Zekirija Ramadani i ka besuar lojtarëve që kryesisht kanë luajtur në shumicën e ndeshjeve në kampionat.

Mungesa të mëdha do të ketë edhe kampioni në fuqi i Kosovës, Drita.

Ardian Nuhiu nuk mund të llogarisë në shërbimet e portierit Faton Maloku si dhe mbrojtësit Ardian Cuculi.

Formacionet zyrtare:

141400218 10159612381798538 143915411025938096 n

Prishtina: Haxho, B.Krasniqi, Dellova, Bekteshi, Mici, Boshnjaku, Lilaj, Zyba, E.Krasniqi, Abazi, Kryeziu.

142077712 1312129465838215 3532945558054172584 n

Drita: Drita: Rexhepi, Limani, Gërbeshi, Arago, Blakcori, Vucaj, Namani, Xh.Shabani, Fazliu, Ajzeraj, Rexha. /Telegrafi/

telegrafi sport app