LAJMI I FUNDIT:

Prishtina me çmimet më të përballueshme për blerjen e shtëpive nga të gjitha kryeqytetet evropiane, sipas një studimi të huaj

Prishtina me çmimet më të përballueshme për blerjen e shtëpive nga të gjitha kryeqytetet evropiane, sipas një studimi të huaj

Prishtina renditet si kryeqyteti me çmimet më të përballueshme për blerësit e shtëpive nga të gjitha kryeqytetet evropiane, sipas një studimi që u publikuan nga DailyMail.

Çmimi mesatar i shtëpive në Mbretërinë e bashkuar ka arritur në 339,717 euro, derisa shtëpitë në Londër kushtojnë gati dyfishi i çmimit të cekur, sipas të dhënave të qeverisë britanike, transmeton Telegrafi.


Sipas këshilltarit të pronave në organizatën Your Overseas Home, shtëpitë në kryeqytetin britanik Londër tani renditen në vendin e tretë si më të shtrenjtat në Evropë pas Stokholmit dhe Dublinit.

Kështu bazuar në studimet e tyre, Prishtina renditet si kryeqyteti më i favorshëm. Si përshembull, në Prishtinë me 280 mijë euro mund të blini një shtëpi me pesë dhoma gjumi me tre banja, një garazh dhe kopsht të madh.

Pronat në Prishtinë kushtojnë 665 euro për metër katror, një fraksion e mesatares në Londër prej 9,330 euro për metër katror.

“Kostoja e jetesës dhe rritja e inflacionit dhe normave të interesit e kanë bërë të vështirë për shumë njerëz që të rrezikojnë për të blerë shtëpinë e tyre të ëndrrave në Mbretërinë e Bashkuar”, tha Christopher Nye, në “Your Overseas Home”.

“Të shohësh këto vende që janë shumë më të përballueshme, mund t’i inkurajojë ata që të shkojnë drejt një stili jetese shumë më të përballueshëm”.

Në trend Ekonomi

Më shumë
Elon Musk është 36 miliardë dollarë më i pasur që nga kthimi nga udhëtimi i tij në Kinë

Elon Musk është 36 miliardë dollarë më i pasur që nga kthimi nga udhëtimi i tij në Kinë

Botë
Kurti takoi Cameron Alford, sot hyn në fuqi Programi Kompakt në vlerë prej 236.7 milionë dollarësh

Kurti takoi Cameron Alford, sot hyn në fuqi Programi Kompakt në vlerë prej 236.7 milionë dollarësh

Ekonomi
Marrëveshje 90 milionë euro mes Kosovës dhe Gjermanisë: Synohet punësimi, energjia dhe integrimi

Marrëveshje 90 milionë euro mes Kosovës dhe Gjermanisë: Synohet punësimi, energjia dhe integrimi

Ekonomi
N’BAU krejt i gjen me zbritje këtë javë!

N’BAU krejt i gjen me zbritje këtë javë!

Bau Market
Klinika Amerikane “Dr. Behar Kusari” për herë të parë sjellë në rajon trajtimin pa dhimbje me Laser të Hemorroideve, Fistulave dhe Sinuseve Pilonidalis

Klinika Amerikane “Dr. Behar Kusari” për herë të parë sjellë në rajon trajtimin pa dhimbje me Laser të Hemorroideve, Fistulave dhe Sinuseve Pilonidalis

American Clinic
Çmimet më të lira, shërbimet më të mira dhe respekt për punëtorët në Petrol Company

Çmimet më të lira, shërbimet më të mira dhe respekt për punëtorët në Petrol Company

Petrol Company
Kalo në kategori