LAJMI I FUNDIT:

Prindërit nuk duhet ta shmangin temën e edukimit seksual

Prindërit nuk duhet ta shmangin temën e edukimit seksual
(Foto: JWeekly)

Në epokën digjitale, fëmijët kanë nevojë për një burim të besueshëm të cilit mund t’i drejtohen me pyetje rreth dashurisë dhe seksit, ndërsa hulumtimet tregojnë se si prindërit mund ta bëjnë atë siç duhet.

Studime dhe sondazhe të shumta sugjerojnë se të rriturit shpesh nuk dinë aq shumë për seksin dhe trupin sa do të donin, madje mund të kenë ide krejtësisht të pasakta që bazohen në mite ose hamendësime.

Niveli bazë i njohurive të prindërve mund të ndryshojë shumë. Por, një sondazh me pothuajse 2.000 prindër të fëmijëve të vegjël në Kinë zbuloi se njohuritë seksuale dhe edukimi seksual i prindërve ishin përgjithësisht të mira, megjithëse ata ishin më pak të ditur kur bëhej fjalë për çështjet rreth zhvillimit të fëmijëve, gjë që e bënte të vështirë për ta që të ishin edukatorë efektivë.

Në një studim në Mbretërinë e Bashkuar në vitin 2016, prindërve, të cilëve iu treguan librat e përdorur për klasat e edukimit seksual të fëmijëve të tyre, mendonin se e kuptonin më mirë këtë temë dhe gjithashtu raportuan se kjo i bënte të ndiheshin më të sigurt duke folur me fëmijët e tyre për seksin.

Eva Goldfarb thotë se mund të jetë gjithashtu e dobishme për prindërit që të kenë takime me mësuesit e edukimit seksual të fëmijëve të tyre dhe të marrin informacione se çfarë do të mësojnë fëmijët e tyre në fillim të vitit shkollor.

Si të përmirësohet edukimi seksual dhe fëmijët të mos ndjejnë turp gjatë ligjëratës?
Lexo po ashtu Si të përmirësohet edukimi seksual dhe fëmijët të mos ndjejnë turp gjatë ligjëratës?

Udhëzimet ndërkombëtare për edukimin seksual, si një udhëzues gjithëpërfshirës, i bazuar në prova, i publikuar nga Unesco, mund të jenë gjithashtu një pikënisje e mirë për prindërit që kërkojnë këshilla të përshtatshme për moshën.

Udhëzuesi i UNESCO-s përdor ide themelore, të qarta rreth trupave dhe marrëdhënieve të shëndetshme si elementë ndërtimi, në vend që t’i ruajë të gjitha për një bisedë të madhe.

Për një fëmijë të moshës 5-8 vjeç, për shembull, një ide kyçe është se “të gjithë kanë të drejtë të vendosin se kush mund ta prekë trupin e tij, ku dhe në çfarë mënyre”.

Prindërit janë zakonisht burimi kryesor i edukimit seksual për fëmijët e vegjël, por adoleshentët priren të përdorin shumë burime për informacion, siç mund të jenë edhe bashkëmoshatarët e tyre.

Dhe prindërit mund të mos jenë të vetmit që mund të ndihen të mërzitur. Hulumtimet e kryera në Irlandë zbuluan se ndërsa në të kaluarën, injoranca dhe sikleti i prindërve ishin pengesat kryesore për diskutimet e hapura për seksin, në ditët e sotme, ishin të rinjtë ata që prireshin t’i bllokonin këto biseda, duke pretenduar se tashmë i dinin faktet, duke u acaruar, ose i mërzitur, apo edhe duke u larguar nga dhoma.

Kjo nuk do të thotë që prindërit duhet ta shmangin temën, por tregon se sa e rëndësishme është t’i kornizoni bisedat në një mënyrë që t’i bëjë të gjithë të ndihen rehat. /Top Channel/

Edukimi seksual
Lexo po ashtu Edukimi seksual

Në trend Stil

Më shumë
Sorrat janë në gjendje të mbajnë mëri dhe të kujtojnë fytyrën tënde nëse sillesh keq me to

Sorrat janë në gjendje të mbajnë mëri dhe të kujtojnë fytyrën tënde nëse sillesh keq me to

Libri i madh i kafshëve
Përse shumica qëndrojnë të martuar edhe pse nuk janë të lumtur – dhe nuk dashurohen

Përse shumica qëndrojnë të martuar edhe pse nuk janë të lumtur – dhe nuk dashurohen

Lifestyle
A e dini se për çfarë shërben vrima tek kapaku i kënaçes?

A e dini se për çfarë shërben vrima tek kapaku i kënaçes?

A e dini se...
Tri shprehje të njerëzve me inteligjencë të lartë emocionale

Tri shprehje të njerëzve me inteligjencë të lartë emocionale

Lifestyle
Pse hajdutët vendosin një biskotë tek hyrja e banesës tuaj, e vërteta e frikshme që duhet ta dini

Pse hajdutët vendosin një biskotë tek hyrja e banesës tuaj, e vërteta e frikshme që duhet ta dini

Stil
Nëse ju ndodh kjo situatë në hotel, kërkoni ta ndërroni menjëherë dhomën të cilën e keni rezervuar

Nëse ju ndodh kjo situatë në hotel, kërkoni ta ndërroni menjëherë dhomën të cilën e keni rezervuar

Stil
Kalo në kategori