LAJMI I FUNDIT:

Principet e imobilizimit urgjent në kushte paraspitalore

Principet e imobilizimit urgjent në kushte paraspitalore

Prof.ass.dr. Isuf Bajrami
Specialist i mjekësisë urgjente
Qendra e Mjekësisë Urgjente – Prishtinë

Në kushtet bashkëkohore në jetën e përditshme kemi lëndime të ndryshme. I lënduari përcillet në vendin ku do t’i ofrohet tretmani kirurgjik.

Në rast se para transportit nuk bëhet imobilizimi, kjo mund të shpije te përkeqësimi dhe komplikimi i lëndimit.

Me imobilizim nënkuptojmë veprimin me të cilin një pjesë e caktuar e trupit vendoset në pozitë të detyrueshme të pushimit ose inaktivitetit.

Sipas rolit, kohëzgjatjës dhe mjeteve të cilat i përdorim dallojmë këto imobilizime:

a) imobilizimin transportues (i përkohshëm),
b) imobilizimin terapeutik (definitivë).

Imobilizimi transportues vendosët tek i lënduari në vendin e lënduar dhe e kursen atë gjatë kohës së transportit.

Imobilizimi terapeutik ose definitivë vendosët te i lënduari pas përpunimit kirurgjik të plagës dhe vendosjes së kockës së caktuar në pozitë normale dhe qëndroni deri në shërimin definitiv.

Principet themelore të imobilizimit

1. Pjesa e lënduar para çdo imobilizimi duhet të vendosët në atë pozitë që të pamundësohet çdo lëvizje. Më parë në plagën e hapur duhet vendosur garza sterile.

2. Shkopi me të cilin bëhet imobilizimi duhet të vendosët në jastëk prej vate. Pjesët e tërhequra të trupit të cilat imobilizohën (trohanteri, kondili i femurit, malleolusi etj) të mbrohen me kompresa prej vatës ose flanelit.

3. Gjithherë imobilizohen dy artikulacionet fqinjë më të afërta d.m.th. artikulacioni mbi dhe në vendin e lëndimit dhe vet artikulacioni i lënduar.

4. Pjesa e lënduar e trupit duhet të vendosët në pozitë fiziologjike.

5. Gishtrinjtë duhet lënë jashtë gazës me qëllim të kontrollit të cirkulacionit, motilitetit dhe
senzibilitetit.

Stabilizimi dhe pozicionimi anatomik i gjymtyrës së poshtme

Bartja e të plagosurve

Bartja (transporti)i të plagosurve me ndihmën e batanijes ose tendës për bartje në pozitë të shtrirë, bëhet nga vendi i transportit, vetëm në kushtet kur në vendin e lëndimit nuk kemi barrel për të lënduarin.

Për këtë punë tekniko- mjekësore janë të nevojshëm tre bartës, dy e mbajnë batanijen në pjesën e sipërme të trupit dhe kokës, bartësi i tretë i ofron këmbët e të plagosurit (lënduarit) në fundin tjetër të batanijes dhe kështu bëhet transporti.

Kur në vendin e aksidentit gjendët vetëm një person, ndërsa i lënduari është pa vetëdije, një bartës tërheq nga vendi i fatkeqësisë deri në vendin ku do t’i jepet ndihma, transporti do të bëhet në katër faza.

Pasi të përcillet nga vendi prej ku bëhet transporti, i lënduari ose i plagosuri vendosët i shtrirë barkas, me kokë të kthyer anash, ndër kokë vendosët batanija, manteli ose diç e ngjashme.

Pacientin e lënduar me vetëdije të ruajtur e bartin dy shpëtimtar, në këtë rast i lënduari mbahet për krahësh.

Bartja ose transporti mund të bëhet ashtu që njëri shpëtimtar të lënduarin e mban nën sqetull, ndërsa tjetri e mban për këmbësh ndër gjunjë.

Imobilizimi transportues

Çdo thyerje e kockës dhe lëndim i madh i indeve të buta, enëve të gjakut, nervave etj., kërkon që para se të bëjmë transportin, pjesën e lënduar të trupit ta vendosim në pozitë të detyrueshme – imobilizim.

Roli i imobilizimit transportues me kohë është kufizuar. Fillon nga vendi i lëndimit dhe ndihmon deri në momentin e dhënies së ndihmës kirurgjike. Transporti imobilizues e mbron të lënduarin në periodën më kritike të dhënies së ndihmës së parë. Ky është imobilizim preventivë i cili ndihmon vetëm gjatë transportimit të lënduarit gjer te institucionet traumatike-kirurgjike.

Imobilizimi duhet të jetë i vendosur karshi rregullave dhe standardeve, pasi që vendosja e gabueshme sjell më shumë dëme se sa dobi.

Lidhja e pacientit me rripa të barrelës zbatohet në vendndodhje para transportit

Qëllimet themelore janë:

Pjesa e lënduar e trupit gjatë transportit të vendosët në pozitë të detyrueshme të inaktivitetit dhe të evitohen lëvizjet e kjo mos të pengoj qarkullimin e gjakut dhe intervenimin.

Shërben si parandalim kundër lajmërimit të shokut.

Çdo tronditje gjatë transportit shkakton ngacmimin e nervave, kontraksionin e muskujve dhe ngacmimin e mbaresave nervore në plagë.

Në kuadër të dhënies së ndihmës së parë në vendin e fatkeqësisë, rrallëherë ekziston mundësia e dhënies së analgjetikut, kështu që imobilizimi është mjeti i vetëm kundër dhimbjes.

Mënjanon përhapjen e infeksionit primar nga plaga në indet për rreth në shtresat e thella i cili mund të shfaqet gjatë lëvizjeve të pjesëve të lënduara të trupit.

Zvogëlohet resorpcioni i toksinave të cilat sajohen në vendin e lëndimit nga qelizat e dëmtuara të cilat mund të përcillen nëpërmes qarkullimit venozë deri te organet e brendshme vitale.

Mënjanohet gjakderdhja e përsëritur nga enët e lënduara të gjakut në të cilat është formuar koagulimi-trombi që ka sjellur deri te hemostaza spontane e përkohshme.

Në tronditje gjatë transportit koagulumi-trombi mund të lëvizë dhe të lajmërohet gjakderdhje sekondare.

Imobilizimi transportues vendosët në këto raste:

▪ në të gjitha thyerjet(frakturat) e kockave të thjeshta dhe komplikuara, të hapura dhe mbyllura.
▪ thyerjet e boshtit kurrizor, pelvikut dhe skeletit në tërësi,
▪ thyerjet e nyjeve, të hapura dhe mbyllura,
▪ djegieve dhe mërdhirjeve të ekstremiteteve,
▪ lëndimeve me armë të zjarrit i indeve të buta ku në afërsi gjenden enët a mëdha të gjakut dhe nervat periferik.
▪ lëndimet e enëve të gjakut, pasi që imobilizumi parandalon çrregullimin e hemostazës së përkohshme, qoftë spontane kur ka punuar mjeku i urgjencës ose kirurgu,
▪ lëndimet e indeve dhe nervave periferik,
▪ kontuzionet e trupit me dhimbje të forta dhe dyshimet në lëndimet e sistemit skeletor,
▪ plagët tejshpuese të indeve të buta.

Veprimet gjatë vendosjes së imobilizimit transportues:

– Menjëherë pas lëndimit të bëhet imobilizimi në vendin ku gjendet i lënduar para se të ngritët ose të bartet.
– Më parë të vërehet mos është ndonjë pjesë tjetër e lënduar.
– Shkopi ose longeta vendosët mbi rrobe, veshje dhe këpucët nuk hiqen.
– Në imobilizimin e përkohshëm është e ndaluar të bëhet repozicionimi i kockës ose fragmentit të thyer, por duhet pasur kujdes që kocka e thyer të mos bëj presion në enët e gjakut ose në nerva (rasti te thyerja e pjesëve të poshtme të femurit).

Të kujdesemi që longeta (shkopi) të merr pozitë fiziologjike në raport me pjesët e lënduara të trupit, me këtë veprim zvogëlohen dhimbjet, shtrëngimet e muskujve, nuk pengohet cirkulacioni dhe përshpejtohet vet ecuria e shërimit.

Gjatë kohës së vendosjes së imobilizimit një person e mban pjesën e lënduar të trupit, të gjitha pjesët e zbuluara (zhveshura) të trupit mbështillen me vatë ose material tjetër e mandej vendosët longeta ose shkopi për imobilizim.

Mjetët për imobilizim transportues

Në vartësi nga lokalizimi dhe lloji i lëndimit si dhe nga materiali me të cilin disponojmë në vendin e lëndimit, imobilizimi transportues bëhet me ndihmën e mjeteve standarde, mjeteve manuale të improvizuara, longetave, shkopinjve, gipsit (kur ekziston mundësia) dhe masave plastike.

Veprimet për imobilizimi me shami trekendëshe

Vërejtje me rëndësi

▪ Gjatë vlerësimit primar të ekstremitetit të lënduar shpesh hasim në dhembje, zbehje, parestezion (therrje), pulsim dhe dëmtime neurologjike (paraliza e lëvizjes) të ekstremiteteve. Këto simptome duhet kërkuar me qëllim që ekstremiteti i lënduar të vlerësohet drejtë.
▪ Te frakturat e hapura, para se të vendosët llongeta nevojitët që plaga të mbulohet me gazë sterile me qëllim të parandalimit të kontaminimit të mëtejshëm të plagës.
▪ Skajet e thyera të kockës nuk guxojnë të shtyhen mbrapa nëpër lëkurë.
▪ Me rastin e lëvizjes së ekstremitetit skajet e kockave të thyera mund të vendosën nëpër lëkur vet vetiu.
▪ Këtë fakt gjithsesi duhet evidentuar.
▪ Leckat e ftohta në vendin e lënduar mund të ndihmojnë në zvogëlimin e edemës.

/Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Ngritja e bilirubinës në gjak: Çfarë do të thotë dhe si ndihmohet?

Ngritja e bilirubinës në gjak: Çfarë do të thotë dhe si ndihmohet?

Shëndetësi
Kalo në kategori