Princi Harry pranon se ka ende pikëpyetje në lidhje me vdekjen tragjike të nënës së tij, Princeshës Diana.
Duka i Sussex – i cili ishte vetëm 12 vjeç kur vdiq në 1997 – e bëri zbulimin gjatë intervistës së tij të parë televizive pas publikimit të pjesëve shpërthyese nga libri i kujtimeve të tij “Spare”.
“Ka shumë gjëra që janë të pashpjegueshme”, i tha ai Tom Bradby ndërsa diskutonte vdekjen e Dianës në një intervistë të ulur në ITV që u transmetua të dielën (8 janar).
Harry sqaroi, megjithatë, se ai nuk “e shihte vërtetë pikën” e hapjes së një hetimi tjetër pas vitesh shqyrtimi të çështjes.
Ai gjithashtu kujtoi se kishte parë fotot e frikshme nga vendi i ngjarjes menjëherë pas vdekjes së nënës së tij, për t’u përpjekur të kuptonte se çfarë kishte ndodhur.
Harry tha se kujtonte se kishte parë paparacët në dritare duke bërë foto ndërsa Diana po vdiste, në vend që ta ndihmonte.
“Nuk mund ta kuptoja vdekjen e saj”, pranoi ai.
Duke e krahasuar vdekjen e Dianës me frikën e fundit për jetën e tij, Harry tha se ishte “me të vërtetë i tmerruar për atë që do të ndodhte” me të dhe gruan e tij Meghan Markle.

Frika e ndërsjellë bëri që Duka dhe Dukesha e Sussex të largoheshin përfundimisht si anëtarë të lartë të familjes mbretërore dhe të zhvendoseshin në Kaliforni në vitin 2020.
Mes grindjeve të tyre të vazhdueshme me familjen mbretërore, Harry tha në intervistën e re se shpreson t’i rregullojë gjërat një ditë, veçanërisht me babanë e tij, Mbretin Charles III dhe vëllain e tij, Princin William.
“Unë dua pajtim, por së pari duhet të ketë përgjegjësi”, tha ai, duke pretenduar se i ishte thënë nga disa anëtarë të familjes mbretërore se ai ishte “delirantë dhe paranojak”.
Diku tjetër në intervistë, babai i dy fëmijëve tha se “ka qarë vetëm një herë” për vdekjen e Princeshës Diana.
Priceshë Diana u vra në tunelin Pont de l’Alma në Paris.

“Të gjithë e dinë se ku ishin dhe çfarë po bënin natën që vdiq nëna ime”, tha ai.
“Kam qarë një herë, në varrim. Unë hyj në detaje se sa e çuditshme ishte dhe se sa në fakt kishte njëfarë faji që ndieja, dhe mendoj se e ndjeu edhe William, duke ecur rreth e rrotull pallatit Kensington”, tha Harry.
Harry kujtoi gjithashtu se si ishte të shtrëngonit duart e lagura të vajtuesve, të cilët ishin të përlotur për lajmin tronditës.
“Ishin 50 mijë buqeta me lule për nënën tonë dhe aty u shtrëngonim duart duke buzëqeshur. Nuk mund ta kuptonim pse duart e tyre ishin të lagura, por ishin të gjithë lotët që po fshinin”, tregoi ai.

“Të gjithë menduan dhe ndiheshin sikur e njihnin nënën tonë dhe dy njerëzit më të afërt të saj, dy njerëzit më të dashur prej saj, nuk ishin në gjendje të tregonin asnjë emocion në atë moment”, u shpreh Princi.
Harry gjithashtu iu referua fëmijëve që ndan me Markle: Archie, 3, dhe Lilibet, 1.
“Unë nuk dua të jem një baba i vetëm”, tha ai, nga frika se historia do të “përsëritet”.
“Dhe unë nuk dua që fëmijët e mi të kenë një jetë pa nënën apo babanë e tyre”, u shpreh Harry.
Intervista është e para nga një seri paraqitjesh që Harry do të bëjë këtë javë, përpara se “Spare” të dalë bë shitje në SHBA më 10 janar. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Reagimi i Gjestit kur kthehen tre banorët e elimunuar në shtëpi: Ju kam në dorë, ju ktheva dhe prap ju nxjerr jashtë

Përshëndetje e beftë mes Jozit dhe Loredanës pas rikthimit – kjo e fundit nuk doli as ta priste në oborr

Amber, Jozi dhe G Bani rikthehen në shtëpinë e Big Brother VIP Albania 4 me votat e publikut

Zbulohet identiteti i gruas së dytë të Feros - ka një ngjashmëri të madhe me Arbenitën

Videoja e cila po shpërndahet me të madhe, Egli Tako pranon se po merr antidepresantë brenda shtëpisë së Big Brother VIP Albania 4

E dashura e re e yllit të Real Madridit, dikur pjesë e faqeve 'online' për eskorta? Jude Bellingham në qendër të vëmendjes për lidhjen e tij të re

Amber, Jozi dhe G Bani rikthehen në shtëpinë e Big Brother VIP Albania 4 me votat e publikut

Motra e Rita Orës, Elena vjen në Prishtinë për një dasmë familjare - merr vëmendje me dukjen e saj të veçantë

Gjesti merr vëmendjen me ndryshimin e ri drastik, shfaqet në spektakël i tëri rozë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Bien 'drastikisht' vlerat e kriptovalutave - pse po ndodh kjo?

Zbulohet identiteti i gruas së dytë të Feros - ka një ngjashmëri të madhe me Arbenitën

Videoja e cila po shpërndahet me të madhe, Egli Tako pranon se po merr antidepresantë brenda shtëpisë së Big Brother VIP Albania 4

Real Madridi po përgatit një ofertë të madhe për transferimin e yllit të PSG-së

E dashura e re e yllit të Real Madridit, dikur pjesë e faqeve 'online' për eskorta? Jude Bellingham në qendër të vëmendjes për lidhjen e tij të re

Guardiola rikthehet për yllin e Real Madridit: Man City i gatshëm për ofertë 150 milionëshe