LAJMI I FUNDIT:

Princi Charles qesh me pyetjen rreth Harryt dhe Meghanit – ai nuk ka asnjë koment rreth intervistës së dyshes

Princi Charles qesh me pyetjen rreth Harryt dhe Meghanit – ai nuk ka asnjë koment rreth intervistës së dyshes

Monarkia britanike nuk ishte në gjendje që të formulojë një përgjigje për Meghan Markle dhe Princin Harryn, të cilët akuzuan një anëtar të familjes se ishte racist në lidhje me djalin e tyre dhe oborrtarët për injorimin e lutjeve të saj për ta ndihmuar kur ajo ishte pranë vetëvrasjes.

Intervista televizive e Meghan dhe Harry për Oprah Winfrey e ka futur Mbretërinë e Bashkuar në krizën e tyre më të madhe që nga vdekja e nënës së Harryt, Diana në vitin 1997, kur familja, e udhëhequr nga Mbretëresha Elizabeth II-të, u kritikua gjerësisht për të dhënë një përgjigje.


Në shfaqjen dy orëshe, transmetuar fillimisht në CBS të dielën, Harry gjithashtu tha se babai i tij, trashëgimtari i fronit Princi Charles, e kishte lënë anash atë, raporton shkruan skynews.

Më shumë se 36 orë më vonë, ende nuk ka asnjë përgjigje nga Pallati i Buckinghamit.

Ai u pa duke vizituar njerëzit që prisnin në radhë që të vaksinohen kundër coronavirusit ndërsa bënte pyetje se si po ndiheshin gjersa pohoi se tashmë kishte marrë vaksinën “Unë mund të jem pak më i moshuar [se ti]”. Gjersa u pyet nga një reporter se çfarë mendonte për intervistën, ai u ndal dhe ngriti sytë dhe u largua pa koment.

Mediat britanike tha se intervista – e shikuar nga 12.4 milionë njerëz në Britani dhe 17.1 milionë në Shtetet e Bashkuara – kishte shkaktuar një krizë dhe monarkia ka nevojë që të përshtatet për të mbijetuar, sado e vështirë të jetë një përgjigje.

Elizabeth, 94, e cila ka qenë në fron për 69 vjet, donte të merrte ca kohë para se Pallati të lëshonte një përgjigje, tha një burim mbretëror.

Së bashku me Charles dhe Princ Williamin, i dyti në radhë të fronit dhe vëllait të madh të Harryt, mbretëresha do të ketë zhvilluar takime me sekretarët e tyre privatë dhe shefat e komunikimit, tha një ish ndihmës i lartë mbretëror. /Telegrafi/