LAJMI I FUNDIT:

Prilepi po shndërrohet në qendër për zhvillimin e sporteve ekstreme

Prilepi po shndërrohet në qendër për zhvillimin e sporteve ekstreme

Prilepi ngadalë por sigurtë po bëhet qendër për zhvillim e sporteve ekstreme në Ballkan dhe me këtë po e realizon qëllimin e sajpër zhvillim të turizmit alternativ. Një nga sportet për të cilat Pilepi gjendet në faqet e para të mediave botërore është “Bolderingu”, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Një nga tekstet e fundit që ka shkruar për Pilepin është gazeta “Climber”, e cila ka promovuar Prilepin si top destinacion për rajonin e Evropës lindore, për gjithë dashamirët e sporteve ekstreme.


Ndryshe, Prilepi në vitet e fundit falë investimeve të qeverisë lokale, por edhe Klubit sportiv të ngjitjes “Zlato Vrv”, është bërë ndër destinacionet më të mira për zhvillimin e sporteve ekstreme./Telegrafi/